cka e lidh me fatmir shehollin flet juli 68ecb5b2c9290

Çka e lidh me Fatmir Shehollin, flet Juli

October 13, 2025
1 minut lexim

Pas arrestimit të Fatmir Shehollit nga Policia e Kosovës nën dyshime për spiunazh, rrjetet sociale u mbushën me spekulime pasi në qarkullim doli një foto e tij me ish-banoren e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura.

Në imazhin që u bë viral, dyshja shihet buzëqeshur, çka mjaftoi që mediat dhe komentuesit të aludojnë për një lidhje apo njohje mes tyre. Por Juliana ka reaguar menjëherë për të sqaruar situatën dhe për t’i vënë pikë zërave që po qarkullojnë.

“Po shoh shumë spekulime me këtë foto. Fakt është që ky person ka kërkuar me ba një foto me mua siç bëj qindra foto në ditë me dashamirësit e mi që nga dita që kam dalë nga BBVK. Unë këtë person nuk e njoh dhe ju lutem me jetën profesionale apo personale të individit mos më përzieni”, ka shkruar ajo në InstaStory.

Image

Foto: Instastory

Reagimi i Julianës vjen pas arrestimit të Fatmir Shehollit më 9 tetor 2025 nga Policia e Kosovës, me asistencë të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë dhe Prokurorisë Speciale. Ai dyshohet se ka bashkëpunuar me shërbimin sekret serb (BIA), duke u marrë me mbledhje informacionesh dhe dokumentesh që prekin sigurinë kombëtare të vendit.

Për momentin, Sheholli ndodhet nën masën e paraburgimit 30-ditor dhe po hetohet për veprën penale të spiunazhit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rreth 330 raste me kancer te gjirit ne 2025 perfshire edhe tre meshkuj kurtishi identifikimi i hershem celes per jetegjatesi 68ecb48e98b7c
Lajmi i mëparshëm

Rreth 330 raste me kancer të gjirit në 2025, përfshirë edhe tre meshkuj – Kurtishi: Identifikimi i hershëm çelës për jetëgjatësi

zeqirija ibrahimi ne flasim per pune konkrete ata per sorra e zagare 68ecbf356a4a3
Lajmi i radhës

Zeqirija Ibrahimi: Ne flasim për punë konkrete, ata për sorra e zagarë!

Të fundit nga

ShkoLartë