Christine McGuinness mahniti të gjithë vëmendjen të martën në mbrëmje, teksa mori pjesë në një event të Skin & Tan në Londër, mes spekulimeve se mund të ketë gjetur dashurinë me Nicola Adams.
Personazhi televiziv, 38 vjeçe, u sigurua që të ishte në qendër të vëmendjes në këtë darkë me të famshëm, duke veshur një korse rozë me dekolte të thellë që theksonte plotësisht gjoksin e saj.
Ajo e kombinoi veshjen me një minifund të zi shumë të shkurtër, të zbukuruar me detaje rrethore të hapura, që zbulonin edhe më shumë këmbët e saj të gjata, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Bota sot”.

Duke e kompletuar pamjen me sandale rozë me shkëlqim dhe taka të larta, Christine kishte një grim të plotë dhe një pamje të nxirë me kujdes.
Në këtë event për rrezitje ajo u shoqërua nga Ashley James, e cila u shfaq me një stil të frymëzuar nga sirenat, me një korse pa rripa dhe flokët e saj të kuq të zjarrtë.

Ylli i “This Morning” shtoi gjithashtu pantallona të shkurtra prej sateni ngjyrë blu dhe vathë të varur me rruaza, ndërsa për të qëndruar ngrohtë kishte veshur një xhaketë xhinsi.
Burimi: botasot.info


