Chess.com pas 20 vitesh arrin 200 milionë përdorues

April 28, 2025
1 minut lexim

Chess.com arriti një objektiv madhor në datëlindjen e 20 të saj. Platforma e shahut online themeluar në 2005 dhe lançuar në 2007 kapërceu 200 milionë anëtarë.

Prej 200 milionë anëtarëve, 1.5 milionë janë me pagesë. Më shumë se 20 milionë lojëra shahu luhen çdo ditë në platformë. Kompania është zgjeruar shumë që kur nisi si një forum online për lojëtarët e shahut të cilët diskutonin ndeshjet e tyre.

“Chess.com nuk është një kompani e re. Ka qenë në mesin tonë prej 20 vitesh,” tha Albert Cheng, shefi i dizivionit të rritjes pranë Chess.com. “Njerëzit kanë shpenzuar 1,500 vite duke luajtur në Chess.com,” tha ai.

Chess.com sot ofron ndeshje të plota shahu kundër njerëzve ose robotëve të tjerë, lojëra ditore dhe lojëra enigmë, lajme rreth botës së shahut, mundësinë për të transmetuar gara shahu dhe më shumë.

/PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

“Dikush më goditi nga pas”, në ditët e fundit të shtatzënisë, aksidentohet modelja shqiptare

Story i radhës

Shekerinska: NATO vazhdon të forcohet, nuk ka njoftim për tërheqjen e forcave amerikane nga Kosova

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë