chelsea duhet te shese dy yje per te transferuar garnachon 6889cc3dbb923

Chelsea duhet të shesë dy yje për të transferuar Garnachon

July 30, 2025
1 minut lexim

Chelsea po lidhet me transferimin e Alejandro Garnachos nga Manchester United, por fillimisht duhet të largojë disa lojtarë të panevojshëm për të liruar hapësirë në skuadër.

Blutë e Londrës do të vazhdojnë me përforcime para nisjes së edicionit të ri në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka dhënë disa informacione mbi planet e Chelseat për të ndjekur Xavi Simons dhe Garnacho.

“Hapi i parë, shkojnë për Xavi Simons, bisedimet kanë përparuar me Leipzig”, ka shkruar fillimisht Romano.

“Pastaj, hapi tjetër, ta konsiderosh Garnachon si një mundësi në muajin gusht, nëse kushtet e United për shitje përputhen me kushtet e Chelseat”.

“Që e gjithë kjo të ndodhë, Chelsea do të ketë nevojë që Nkunku dhe Sterling të largohen, dhe që Garnacho të mos shkojë diku tjetër”, përfundoi gazetari. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ngjarja qe tronditi fierin 30 vjecari dhe dy adoleshente abuzuan seksualisht me te mituren denoncimin e beri 6889cbc688b94
Lajmi i mëparshëm

Ngjarja që tronditi Fierin/ 30-vjeçari dhe dy adoleshentë abuzuan seksualisht me të miturën! Denoncimin e bëri…

musliu jo maskarenj mos e politizioni fsk ne 6889cc41388c0
Lajmi i radhës

Musliu: Jo maskarenj, mos e politizioni FSK-në

Të fundit nga

ShkoLartë