chatgpt search behet shume popullor ne europe 6808c143e37ff

ChatGPT Search bëhet shumë popullor në Europë

April 23, 2025
1 minut lexim

ChatGPT Search, funksionaliteti kërkimor me të dhënat e fundit nga uebi brenda ChatGPT, po rritet me shpejtësi në Europë.

Sipas të dhënave që vinë nga vetë OpenAI Ireland Limited, ChatGPT Search kishte 41.3 milionë përdorues aktivë në muaj në gjashtë muajt e fundit. Është një rritje e konsiderueshme krahasuar me 11.2 milionë përdoruesit aktivë që kishte në gjashtë mujorin paraardhës mbyllur përmbyllur më 31 Tetor 2024.

OpenAI publikon informacion në mënyrë të rregullt për ChatGPT Search për të operuar në përputhje me Aktin e Shërbimeve Dixhitale në Europë njohur edhe si DSA.

Kjo rregullore detyron platformat e mëdha me 45 milionë përdorues aktivë në muaj të ofrojnë lehtësira për përdoruesit përveç raporteve të vazhdueshme të transparencës për autoritetet.

ChatGPT Search ishte në konkurrencë të hapur me Google kur debutoi vitin e kaluar. Sipas një akete të publikuar në muajin Shtator, 8 përqind e njerëzve thanë se preferojnë ChatGPT përpara Google si mjetin e tyre parësor të kërkimit.

/PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

studimi i ri zbulon se grate mund te dallojne nese pelqejne dike vetem nga aroma e tyre 6808be766b9a4
Story i mëparshëm

Studimi i ri zbulon se gratë mund të dallojnë nëse pëlqejnë dikë vetëm nga aroma e tyre

a mund ti bashkangjitet qeverise ziadin sela flet izet
Story i radhës

A mund t’i bashkangjitet Qeverisë, Ziadin Sela? Flet Izet Mexhiti!

Të fundit nga

Veturat do të na i shesin – robotët

Chery dëshiron të “rimendojë procesin e blerjes së veturave”. Duket se futja e një roboti që vepron si një shitës klishe është zgjidhja për këtë. A i pëlqen ndokujt të blejë një
ShkoLartë