chatgpt regjistron 2 5 miliarde kerkesa ne dite nga perdoruesit globale 687fb1a2acc93

ChatGPT regjistron 2.5 miliardë kërkesa në ditë nga përdoruesit globalë

July 22, 2025
1 minut lexim

ChatGPT merr 2.5 miliardë kërkesa nga përdoruesit globalë çdo ditë, ka bërë të ditur OpenAI.

Rreth 330 milionë prej këtyre kërkesave vijnë nga përdorues në Shtetet e Bashkuara.

Këto shifra ilustrojnë shkallën e përhapjes dhe përdorimit të produktit kryesor të OpenAI në nivel global.

Ndërkohë, kompania mëmë e Google, Alphabet, nuk publikon statistika të përditshme për motorin e kërkimit, por së fundmi ka bërë të ditur se Google trajton rreth 5 trilionë kërkesa në vit – që i bie mesatarisht afërsisht 14 miliardë kërkime në ditë.

Hulumtime të pavarura konfirmojnë trende të ngjashme. Neil Patel nga NP Digital vlerëson se Google merr rreth 13.7 miliardë kërkime çdo ditë, ndërsa SparkToro dhe Datos – dy kompani të njohura të marketingut dixhital – vlerësojnë këtë shifër në rreth 16.4 miliardë kërkime në ditë.

Megjithatë, ChatGPT ka shënuar një rritje mbresëlënëse në një kohë të shkurtër.

Në dhjetor të vitit të kaluar, CEO i OpenAI, Sam Altman, deklaroi se përdoruesit dërgonin mbi 1 miliard kërkesa në ditë përmes ChatGPT-së.

Sipas tij, vëllimi i kërkesave është më shumë se dyfishuar brenda rreth tetë muajsh.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tragjedia ne gjakove avokati i popullit gjendje alarmante ne fushen e sigurise dhe shendetit ne pune 687fb0b644a01
Lajmi i mëparshëm

Tragjedia në Gjakovë, Avokati i Popullit: Gjendje alarmante në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë

shba ja do te largohet perseri nga unesco ja vetem 2 vjet pasi iu ribashkua 687fb1df5df3e
Lajmi i radhës

SHBA-ja do të largohet përsëri nga UNESCO-ja, vetëm 2 vjet pasi iu ribashkua

Të fundit nga

ShkoLartë