chatgpt per te gjithe britaniket brenda marreveshjes qe su realizua kurre 68a9fd8e47a3a

ChatGPT për të gjithë britanikët? Brenda marrëveshjes që s’u realizua kurrë

August 23, 2025
1 minut lexim

Shefi i OpenAI, Sam Altman dhe sekretari britanik i teknologjisë, Peter Kyle, kanë diskutuar një marrëveshje të mundshme që do t’i jepte të gjithë qytetarëve të Mbretërisë së Bashkuar akses falas në ChatGPT Plus një plan që mund të kishte kushtuar deri në 2 miliardë paund.

Ideja u përmend gjatë takimeve në San Francisko si pjesë e një diskutimi më të gjerë për bashkëpunimin në fushën e inteligjencës artificiale, raporton The Guardian.

Edhe pse marrëveshja nuk u mor seriozisht nga Kyle, ajo tregon përkushtimin e tij ndaj zhvillimit të AI-së në vend.

Në korrik, ai nënshkroi një memorandum me OpenAI për përdorimin e teknologjisë në sektorin publik, por pa ndonjë angazhim detyrues financiar. Qeveria britanike ka rritur përpjekjet për të tërhequr investime nga kompanitë e mëdha të AI-së, përfshirë OpenAI, Google dhe Anthropic.

Ndërkohë, ka pasur kritika për afërsinë e qeverisë me gjigantët teknologjikë dhe shqetësime për çështje si privatësia, të drejtat e autorit dhe siguria e përdorimit të AI-së. OpenAI ka marrëveshje të ngjashme me shtete të tjera si Emiratet e Bashkuara Arabe..

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

la pas nje boshllek te pamate ervin salianji reagon pas ndarjes nga jeta te artur zhejit shqiperia humbi sot nje intelektual te madh e te rralle 68a9fd65458bc
Lajmi i mëparshëm

“La pas një boshllëk të pamatë”, Ervin Salianji reagon pas ndarjes nga jeta të Artur Zhejit: Shqipëria humbi sot një intelektual të madh e të rrallë

permbytjet perfshijne jemenin 8 te vdekur gjate 48 oreve te fundit 68a9fdd5971f7
Lajmi i radhës

​Përmbytjet përfshijnë Jemenin, 8 të vdekur gjatë 48 orëve të fundit

Të fundit nga

ShkoLartë