chatboti i musk grok shperndan imazhe te seksualizuara te personave reale nisin urgjentisht hetimet 69750490adec8

Chatboti i Musk, Grok, shpërndan imazhe të seksualizuara të personave realë: Nisin urgjentisht hetimet!

January 24, 2026
1 minut lexim

Chatboti i inteligjencës artificiale Grok, i zhvilluar nga kompania x e Elon Musk, ka krijuar dhe shpërndarë publikisht të paktën miliona imazhe të seksualizuara të grave, sipas vlerësimeve mediave dhe organizatave te ndryshme. Në vetëm nëntë ditë, Grok ka publikuar mbi 4.4 milionë imazhe. Një analizë konservatore e The New York Times vlerëson se rreth 41 për qind e tyre përmbanin përmbajtje të seksualizuar të grave.  

Gjetjet tregojnë se sa shpejt u përhap kjo përmbajtje shqetësuese, duke nxitur hetim nga autoritetet në Britani, Indi, Malajzi dhe Shtetet e Bashkuara, për të vlerësuar nëse janë shkelur ligjet vendase, teksa paralajmerohen pasoja per ata qe luajne me imazhin e dikujt tjeter. Ne Parlamentin belg nje deputete tregoi fotot e saj të manipuluara nga Gork duke e nxjerrë me bikini.

“Sot, çdo grua, çdo vajzë e re mund të humbasë kontrollin mbi imazhin e saj në një çast, duke e parë atë të keqpërdorur, të falsifikuar, të poshtëruar, pa asnjë kontroll mbi atë se çfarë mund të bëhet me të”. Interesi për aftësitë e Grok për përpunimin e imazheve u rrit ndjeshëm më 31 dhjetor, pasi vetë Elon Musk ndau disa imazhe të krijuara nga chatboti në platformë. Pas kësaj, numri i imazheve të gjeneruara arriti deri në rreth 600 mijë në ditë, ndersa nuk ka munguar edhe venia ne loje e Muskut vete.

Image

X

Më 8 janar, X kufizoi krijimin e imazheve nga Grok vetëm për përdoruesit me abonim, duke ulur ndjeshëm volumin. Javën e kaluar, kompania njoftoi masa shtesë, duke deklaruar se nuk do të lejonte më kërkesa për imazhe të personave realë me veshje provokuese. 

“Ne mbetemi të përkushtuar për ta bërë X një platformë të sigurt për të gjithë dhe kemi tolerancë zero ndaj shfrytëzimit seksual të fëmijëve, lakuriqësisë pa pëlqim dhe përmbajtjes seksuale të padëshiruar“, thuhet ne deklarate. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarr ne nje banese ne pedonalen e korces nuk raportohet per te lenduar 69750463aad29
Lajmi i mëparshëm

Zjarr në një banesë në pedonalen e Korçës, nuk raportohet për të lënduar

themelorja ne prizren ka pranuar disa kerkesa per paraburgim ndaj 23 personave per manipulim votash 697504beec8db
Lajmi i radhës

Themelorja në Prizren ka pranuar disa kërkesa për paraburgim ndaj 23 personave për manipulim votash

Të fundit nga

ShkoLartë