Chatboti AI Grok bëhet i disponueshëm pa pagesë për të gjithë përdoruesit e X

December 10, 2024
1 minut lexim

Chatboti AI i X, Grok-2, tani është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e rrjetit social të Elon Musk. Megjithatë ka disa kufizime për ata që nuk duan të paguajnë 8 dollarë në muaj për abonimin X Premium.

Plani pa pagesë lejon 10 mesazhe çdo 2 orë. Gjithashtu është vendosur një limit edhe në analizën e imazhit me vetëm 3 kërkesa në ditë.

Ky version beta i Grok-2 do të jetë i vetmi në X duke zëvendësuar modelin e kaluar Grok-2 mini.

Vlen të theksohet se Grok nuk është chaboti më i avancuar në botë. Të gjitha modele AI bëjnë gabime, por Grok duke veçanërisht më i prirë drejt tyre. Gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA u raportuan disa herë gjenerim i informacioneve të rreme.

Gjithashtu komponenti i gjenerimit të imazheve është kritikuar në muajt e fundit ndërsa prodhonte foto të Barack Obama duke pirë kokainë dhe Donald Trump duke mbajtur armë.

Grok përballet me konkurrencë të egër nga chatbot AI pa pagesë dhe me më pak kufizime si ChatGPT, Copilot, Gemini dhe Calude.

Është raportuar se xAI synon të lançojë një aplikacion më vete të Grok. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lediona vjen me reagimin e parë pas aksidentit

Story i radhës

BDI fton qytetarët: Nesër në ora 09:00 të gjithë tek Gjykata Kushtetuese për të mbrojtur gjuhën shqipe

Të fundit nga

ShkoLartë