Charli XCX shkëlqeu në Festivalin Sziget në Budapest të mërkurën, duke treguar linjat e saj trupore, pas martesës së saj me George Daniel.
Këngëtarja 33-vjeçare performoi në ditën e parë të këtij festivali gjashtëditor, duke e tërhequr vëmendjen me një veshje të guximshme: një crop-top të verdhë të ndezur dhe të brendshme të njëjta në ngjyrë, që zbuluan barkun e saj. Për ta kompletuar pamjen, Charli vuri një palë çizme lëkure të larta deri në gju, shkruan Daily Mail”, transmeton “Bota sot”.
Gjatë performancës, ajo interpretoi disa nga hitet e saj më të njohura, përfshirë “365”, “Party 4 U” dhe “Apple”, përpara se ta mbyllte shfaqjen me një version të saj të këngës ikonike të Icona Pop, “I Love It”.

Këngëtarja e njohur është pjesë e një line-up-i të madh që përfshin emra të njohur si Post Malone, Chappell Roan dhe Shawn Mendes, të cilët do të performojnë gjithashtu gjatë festivalit.
Shfaqja e Charli XCX vjen pas dasmës së saj me George Daniel, bateristin e grupit The 1975. Ata u martuan më 19 korrik në Hackney Town Hall, duke shënuar një moment të veçantë në jetën e saj.

Burimi: botasot.info


