champions spektakel edhe ne naten e dyte fitore per ekipet big bayerni mund chelsean liverpooli i falet van dijk tri pike per inter e psg 68cbb8f0ee8fc

Champions/ Spektakël edhe në natën e dytë, fitore për ekipet “Big”. Bayerni mund Chelsean, Liverpooli i falet Van Dijk, tri pikë për Inter e PSG

September 18, 2025
1 minut lexim

Ashtu si nata e parë, edhe nata e dytë e Ligës së Kampionëve dhuroi spektakël.

Kryesfida ishte ajo mes Bayernit dhe Chelseat në Mynih. Sfida nisi me ritëm të lartë, teksa rrjeta u tund në minutën e 20’ nga Chalobah, i cili çoi topin në rrjetën e tij. Pas 7 minutash, Kane dyfishoi shifrat me një 11-metërsh dhe pas tre minutash Palmer rihapi sfidën. Në pjesën e e dytë, Kane shënoi dhe golin e tretë për Bayernin dhe të dytin personal, duke sjellë qetësi te skuadra e Kompany.

Spektakli erdhi dhe në Angli, ku Liverpool-i mundi 3-2 me Atletico Madrid. Robertson dhe Salah shënuan dy herë brenda 6 minutave të para të sfidës, teksa në fundin e pjesës së parë Llorente ngushtoi shifrat. Ishte sërish Llorente, i cili në minutën e 81’ që solli baraspeshën në “Anfield”, duke i rikthyer Liverpool-it “makthet” e vitit 2020. Por në fund, kapiteni Van Dijk solli sërish festë për publikun e tij, duke i dhënë tri pikët “Reds”-ave.

Kampionët në fuqi të PSG-sëe, e nisën Championas-in aty ku mbyllën të kaluarin, duke mundur në shtëpi zikaltrit e Atalantës me rezultatin 0-4, ndërsa finalistët e Interit gjithashtu morën një fitore të rëndësishme duke mposhtur në transfertë Ajax-in me rezultatin 0-2.

Në sfidat e orës 18:45, Olympiacos barazoi pa gola me Pafos, ndërsa Slavia Prague barazoi 2-2 me debutuesit e Bodo/Glimt.

REZULTAT:

OLYMPIACOS 0-0 PAFOS

SLAVIA PRAGUE 2-2 BODO/GLIMT

Mbodji 23’, 74’ / Bassi 78’, Fet 90’

BAYERN MUNICH 3-1 CHELSEA

Chalobah (A.G) 20’, Kane (P) 27’, 63’ / Palmer 29’

LIVERPOOL 3-2 ATLETICO MADRID

Robertson 4’, Salah 6’, Van Dijk 90+2’ / Llorente 45+3’, 81’

AJAX 0-2 INTER

Thuram 42’, 47’

PSG 4-0 ATALANTA

Marquinhos 3’, Kvaratskhelia 39’, Mendes 51’, Ramos 90+1’


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sulmet izraelite ne spitalet ne gaza 83 persona qe nga mengjesi humben jeten 68cbb83347c22
Lajmi i mëparshëm

Sulmet izraelite në spitalet në Gaza, 83 persona që nga mëngjesi humbën jetën

sot takimi starmer trump ne londer diplomaci interesa te ndersjella dhe nje loje e rrezikshme politike 68cbb9e604a7d
Lajmi i radhës

Sot takimi Starmer-Trump në Londër/ Diplomaci, interesa të ndërsjella dhe një lojë e rrezikshme politike

Të fundit nga

ShkoLartë