champions league mesoni ndarjen ne vazo te 32 skuadrave pjesemarrese nga psg te debutuesit 68af7af888497

Champions League, mësoni ndarjen në vazo të 32 skuadrave pjesëmarrëse nga PSG te debutuesit

August 27, 2025
1 minut lexim

Champions League ka njohur sot emrat e fundit të skuadrave pjesëmarrëse në fazën tjetër të turneut, atë të grupit të përbashkët, që ka hyrë në fuqi që në edicionin e kaluar.

Karabak, Benfika, Klub Bryzh dhe Kopenhaga iu shtuan kësisoj skuadrave të tjera, duke çuar në 32 numrin e ekipeve pjesëmarrëse, të cilat do të luftojnë për fitoren e trofeut.

Ashtu siç është bërë e ditur tashmë, skuadrat janë të ndara në katër vazo për shortin që hidhet nesër pasdite nga UEFA. Të gjithë ekipet në turne do të luajnë nga dy ndeshje me skuadra të secilës prej vazove, një në fushën e vet dhe një jashtë, nga të cilat do të përcaktohet edhe renditja e përgjithshme e përbashkët.

8 skuadrat e para do të shkojnë direkt në fazën 1/16, 16 ekipet e tjera do të luajnë në play-off, ndërsa 8 ekipet e fundit do t’i japin lamtumirën Europës që pas fazës në grup.

SHORTI

VAZO 1
PSG, Real Madrid, Mançester Siti, Bajern Mynih, Liverpul, Inter, Çelsi, Borusia Dortmund, Barcelona

VAZO 2
Arsenal, Bajer Leverkusen, Atletiko Madrid, Benfika, Atalanta, Vijareal, Juventus, Eintraht Frankfurt, Klub Bryzh

VAZO 3
Totenhem, PSV Eindhoven, Ajaks, Napoli, Sporting, Olimpiakos, Slavia Pragë, Bodo/Glimt, Olimpik Marsejë

VAZO 4
Kopenhagë, Monako, Gallatasaraj, Union SG, Karabak, Atletik Bilbao, Njukasëll, Pafos, Kairat Almati

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarri ne devoll vazhdon prej shtate oresh banoret u bashkohen ekipeve zjarrfikese 68af7a969e9b1
Lajmi i mëparshëm

Zjarri në Devoll vazhdon prej shtatë orësh, banorët u bashkohen ekipeve zjarrfikëse

ja si armatosej ushtria clirimtare e kosoves anton quni tregon se si agim ramadani ia mori pushken armiqeve 68af7b05a0f10
Lajmi i radhës

“Ja si armatosej Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, Anton Quni tregon se si Agim Ramadani ia mori pushkën armiqëve

Të fundit nga

ShkoLartë