cfare po festojne selin dhe gimbo postimi i fundit ngjall kureshtje 6ae8eed285cc8

Çfarë po festojnë Selin dhe Gimbo? Postimi i fundit ngjall kureshtje

November 2, 2026
1 minut lexim

Selin Bollati dhe DJ Gimbo, një ndër çiftet më të komentuara të showbizit shqiptar, vazhdojnë të ndajnë me ndjekësit momente nga përditshmëria e tyre.

Këtë herë, fituesja e “Big Brother VIP Albania 5” ka publikuar një fotografi në Instagram, ku Gimbo shfaqet i buzëqeshur pranë një frigoriferi të mbushur me pije, teksa dyshja duket se po bëhet gati për një festë në shtëpi.

“Mund ta kuptosh që po bëjmë një festë në shtëpi”, ka shkruar Selin krahas fotografisë, duke e shoqëruar postimin me emoji plot humor.

Image

DJ Gimbo

Megjithatë, ajo nuk ka zbuluar detaje të tjera rreth festës apo personave që pritet të jenë të ftuar.

Kujtojmë se historia e dashurisë mes Selinës dhe Gimbos nisi gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP Albania 5”, ndërsa marrëdhënia vazhdoi edhe pas përfundimit të spektaklit.

Çifti ka muaj që ka nisur bashkëjetesën, duke e ndarë kohën mes Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa herë pas here publikon momente nga jeta e përbashkët.

Së fundmi, Selin ka nxitur kureshtjen edhe me deklaratat rreth një dasme të mundshme me Gimbon, duke lënë të kuptohet se data do të jetë më 5, por pa zbuluar muajin apo vitin.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

maqedonia synon te nise stimulimin e thelle te trurit per pacientet me parkinson ne vitin 2027 6ae8eecff0fd5
Lajmi i mëparshëm

Maqedonia synon të nisë stimulimin e thellë të trurit për pacientët me Parkinson në vitin 2027

numri i punetoreve ne industrine e maqedonise u ul per 2 9 brenda nje viti 6ae8ef91ced90
Lajmi i radhës

Numri i punëtorëve në industrinë e Maqedonisë u ul për 2.9% brenda një viti

Të fundit nga

ShkoLartë