cfare ndodhi mes adit dhe mozes arbana nese je ndjere e dhunuar ai djali del jashte 69f5c7025d448

Çfarë ndodhi mes Adit dhe Mozës? Arbana: Nëse je ndjerë e dhunuar, ai djali del jashtë

May 2, 2026
1 minut lexim

Një situatë mes Adit dhe Mozës ka shkaktuar shumë reagime në rrjet. Shkak u bë një mision që Agai i kishte dhënë Mozës, Sonit dhe Donës për të prishur lojrat që po bëheshin.

Për të ndaluar prishjen e lojrave, Adi ka kapur Mozën nga krahët, duke e penguar. Vetë Moza ka treguar detaje nga ajo ngjarje.

“U bë një ekzagjerim i madh. Ti nuk ke edukatë fare moj, mbylle gojën (drejtuar Sonit). U ndalua loja që të pastrohej fusha. Adi më mbante si kukull dhe aty e ndjeva veten që isha një ashkël, jo njeri dhe më mbante në ajër”, tha Moza.

Por i menjëhershëm ka qenë ndërhyrja e moderatores Arbana Osmani, e cila i ka kërkura Mozës që të sqarojë nëse është ndjerë e dhunuar apo intimiduar nga Adi. Në rast se është ndjerë e tillë, sipas moderatores, Adi largohet nga Ferma Vip.

“Moza nëse je ndjerë e dhunuar na e thuaj, sepse kjo gjë i rrezikon qëndrimin atij djalit aty”, tha Arbana.

Por Moza e mohoi një gjë të tillë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

lufta ne lindjen e mesme shba miraton shitjet e pajisjeve ushtarake me vlere 8 6 miliarde dollare per aleatet 69f5c59f6ce62
Lajmi i mëparshëm

Lufta në Lindjen e Mesme, SHBA miraton shitjet e pajisjeve ushtarake me vlerë 8.6 miliardë dollarë për aleatët

gjykata supreme vendos kamcev nuk ka te drejte per 1 5 milion euro ne rastin reket 69f5cce1074cb
Lajmi i radhës

Gjykata Supreme vendos: Kamçev nuk ka të drejtë për 1.5 milion euro në rastin “Reket”

Të fundit nga

ShkoLartë