cfare i tha presidenti i korese se jugut qe e beri te qeshe xi jinping 69087f444111f

Çfarë i tha presidenti i Koresë së Jugut që e bëri të qeshë Xi Jinping?

November 3, 2025
1 minut lexim

Një moment i rrallë ku Presidenti kinez Xi Jinping shfaqet duke shkëmbyer batuta, duke dalë nga natyra e tij e ngurtë që shfaqet kryesisht në publik, është duke bërë xhiron e rrjetit. Momenti kur Xi dëgjohet duke bërë shaka për spiunazhin e homologut të tij nga Koreja e Jugut, po bën bujë në Seul.



Skena u regjistrua të shtunën në Gyeonggi, një qytet në juglindje të Koresë së Jugut, kur presidenti i vendit, Lee Jae-myung dhe homologu i tij kinez Xi Jinping shkëmbyen dhurata në margjinat e samitit ekonomik të APEC, i cili shënoi vizitën e parë të Xi në Korenë e Jugut në më shumë se një dekadë.

Shakaja përfshinte dy telefona inteligjentë nga kompania kineze Xiaomi, të pajisur me ekrane të prodhuara në Kore, të cilët Xi Jinping ia ofroi Lee Je-myung.

Duke iu referuar telefonave, Li tha: “A është linja e komunikimit e sigurt?”, një shaka që qartësisht kishte të bënte me përgjimin e mundshëm kinez dhe e bëri Xi-në të qeshte.

Duhet të kontrolloni nëse ka ndonjë derë të pasme”, u përgjigj udhëheqësi kinez, duke shkaktuar të qeshura dhe duartrokitje nga Li.

Në informatikë, një derë e pasme është një program i parainstaluar në një pajisje që anashkalon mekanizmat e sigurisë dhe mund të lejojë, për shembull, një palë të tretë të monitorojë një telefon.

Ky episod i shkurtër ka tërhequr vëmendje të madhe mediatike sepse Xi Jinping rrallë bën shaka në publik, dhe aq më pak për spiunazhin.

Skena tregon afrimin midis dy udhëheqësve gjatë takimeve dy-ditore, tha për AFP zëdhënësi i Lee-së, Kim Nam-joon.

Nga ceremonitë e mirëseardhjes dhe shkëmbimet e dhuratave deri te banketi dhe shfaqjet kulturore, të dy udhëheqësit patën shumë mundësi për të diskutuar dhe për të krijuar lidhje personale. Pa këto lidhje, ky lloj humori nuk do të ishte i mundur“, tha ai.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perdori avionin e qeverise per te ikur ne koncertin e te dashures se tij shkarkohet zyrtari i larte i fbi se 69087b06c9a67
Lajmi i mëparshëm

Përdori avionin e qeverisë për të ikur në koncertin e të dashurës së tij, shkarkohet zyrtari i lartë i FBI-së

personat e palumtur merziten me gezimin e te tjereve 69088158a43aa
Lajmi i radhës

Personat e palumtur, mërziten me gëzimin e të tjerëve

Të fundit nga

ShkoLartë