cfare flasin ne telefon shtate ore brikena dhe mateo zbulojne sekretet e marredhenies se tyre 6a60cbfb85fd4

Çfarë flasin në telefon shtatë orë Brikena dhe Mateo? Zbulojnë sekretet e marrëdhënies së tyre

July 22, 2026
1 minut lexim

Ish-banorët e Big Brother VIP 5, Mateo Borri dhe Brikena Selmani, gjatë një bisede romantike në ‘Top Arena’ kanë treguar detaje nga jeta e tyre private.

Një ndër to ishin edhe bisedat telefonike mes tyre, që sipas çiftit zgjasin deri në shtatë orë.

Teksa flasin për këtë pjesë, zbulojnë në detaje se çfarë fshihet pas gjithë kësaj.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Brikena: Kur e kuptove ti se unë isha idealja për ty?

Mateo: Për mua është e vështirë të bie në dashuri, jam njeri që kam ato të miat. Duke qenë në një shtëpi bashkë 24 orë, duke më qëndruar larg e ndieja mungesën. Duke parë që ke pasur ndikim emocional të drejtpërdrejtë te humori im, aty e kuptova aty që ishe femra për mua. Aq herë sa të kam puthur ty dorën nuk ia kam puthur kujt në jetën time.

Brikena: Është një gjë që e bën edhe jashtë BBV, gjatë gjithë kohës. Janë shumë momente emocionante. Doja të të bëja një pyetje që të gjithë do të donin ta dinin, se çfarë flasim në 7 orë në një telefonatë?

Mateo: Ideja është që siç e di edhe ti, bisedat tona nisin se si e kalove ditën sot, çfarë bëre, ku je, tema të ndryshme, një bisedë nxjerr tjetrën.

Brikena: Mos i trego të gjitha.Mateo: Biseda në 12 të natës, 2 të natës, katër të mëngjesit deri sa na zë gjumi pastaj. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tragjike dy femije mbyten ne det gjate udhetimit me varke me gjysherit e tyre 6a60cb31708a4
Lajmi i mëparshëm

Tragjike: Dy fëmijë mbyten në det gjatë udhëtimit me varkë me gjyshërit e tyre

rokas be ju sheh si anetar te ardhshem por sundimi i ligjit mbetet kusht i pakompromis 6a60cea134c33
Lajmi i radhës

Rokas: BE ju sheh si anëtar të ardhshëm, por sundimi i ligjit mbetet kusht i pakompromis

Të fundit nga

ShkoLartë