cfare denimi rrezikon portieri i interit 6901e0b680e29

Çfarë dënimi rrezikon portieri i Interit?

October 29, 2025
1 minut lexim

Portieri spanjoll i Interit, Josep Martínez, është vënë zyrtarisht nën hetim për “vrasje rrugore”, pas aksidentit tragjik të ndodhur mëngjesin e 28 tetorit, rreth orës 09:45, në afërsi të qendrës stërvitore të “Appiano Gentile”.

Sipas raportimeve fillestare të policisë italiane, Martínez, i cili po udhëtonte drejt stërvitjes me automjetin e tij SUV BYD, përplasi fatalisht Paolo Saibene, një 81-vjeçar që po kalonte rrugën në atë moment.

Hetimet e para sugjerojnë se i moshuari mund të ketë humbur ekuilibrin dhe të ketë hyrë papritur në korsi, duke mos i lënë portierit kohë për të reaguar. Rruga u bllokua menjëherë pas ngjarjes për verifikimet e policisë dhe të ekspertëve të qarkullimit rrugor.

Sipas nenit 589-bis të Kodit Penal italian, në rast se provohet shkelje e rregullave të qarkullimit, dënimi për “vrasje rrugore” varion nga 2 deri në 7 vite burg dhe përfshin pezullim të patentës.

Në rastet kur përgjegjësia është e kufizuar, dënimi mund të jetë më i lehtë, nga 6 muaj deri në 5 vite burg, së bashku me një gjobë.

Megjithatë, të gjitha të dhënat fillestare flasin për një ngjarje aksidentale, pa elementë të neglizhencës. Nëse konfirmohet se viktima ka humbur kontrollin në mënyrë të papritur, çështja pritet të mbyllet pa pasoja penale për futbollistin, ndërsa dëmshpërblimi civil do të mbulohet nga kompania e sigurimeve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

te enjten merret vendimi per niko peleshin 6901e0550985d
Lajmi i mëparshëm

Të enjten merret vendimi për Niko Peleshin

koalicionet e ldk se dhe pdk se risjellin kujtimet e koalicionit te vjeter 6901e0cd5ef30
Lajmi i radhës

Koalicionet e LDK-së dhe PDK-së risjellin kujtimet e “koalicionit të vjetër”

Të fundit nga

ShkoLartë