cerdhja ne komunen e tearces memishi kemi bere 3 kerkesa po presim pergjigje pozitive 69d7d00d37c56

Çerdhja në komunën e Tearcës. Memishi: Kemi bërë 3 kërkesa, po presim përgjigje pozitive

April 9, 2026
1 minut lexim
Screenshot 1 23

E ndërtuar në vitin 2021, por me dyer të mbyllura e asesi të hapet, e gjithë kjo shkaku I mos dhënies së pëlqimit për punësim nga ana e ministrisë së Financave. Në Kjo është çerdhe ndodhet në Përshefcë të komunës së Tearcës. Kryetari i komunës së Tearcës Daut Memishi thotë se deri më tani janë bërë tre kërkesa, ndërsa kërkesa e fundit është bërë me 17 mars dhe pret që ministria të miratoj kërkesën e tyre.

“Deri më tani në si institucion si komunë kemi bërë tre kërkesa në ministrinë e punës dhe politikës sociale dhe pastaj procedura shkon në ministrinë e financave , dy të parët i kemi marrë negativë nga ministria financave me arsyetimin se nuk kanë arritur në të kaluarën të gjn planin e punësimeve ashtu siç duhet , tani kërkesën e fundit e kemi dorëzuar e 17 mars dhe tani jemi në pritje dhe mendoj se nga ana e ministrisë së financave do të jetë pozitive”, tha Daut Memishi – kryetar i komunës së Tearcës.

Banorët e Përshefcës thonë se çerdhja për ta është shumë e nevojshm, duke u shprehur optimist se më në fund kjo çerdhe do të hapet.

“Ku të shkosh në botë funksionin çerdhja, tek ne nuk funksionin pushteti edhe nuk mund të funskionojë edhe çerdhja.”

“Duhet të hapet patjetër ka nevojë , kët fëmijë të e vegjël qëndrojnë në shtëpi nuk kanë ku të shkojnë , a kështu u lënë atje dhe shkojnë në punë.”

“Patjetër duhet të hapet , ajo është e nevojshme për fëmijët . apeloj që të hapet të ecë përparë vetëm për fëmijët por edhe gratë ti kenë kushtet më të mira.”

Në këtë çerdhe do të duhet të sistemohen rreth 150 fëmijë, ndërsa nga kjo komunë thonë se nevoja është shumë më e madhe edhe atë për mbi 550 fëmijë. Kryetari i kësaj komune thotë se do të bëjnë kërkesë që në këtë komunë të hapen edhe çerdhe të reja.

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ka punuar me diplome falso drejtoresha kercenohet dhe i digjet vetura pasi e shkarkon mesuesen 69d7b3f3607e4
Lajmi i mëparshëm

Ka punuar me diplomë falso, drejtoresha kërcënohet dhe i digjet vetura pasi e shkarkon mësuesen!”

rihapet xhamia al aqsa ishte mbyllur pas nisjes se luftes ne iran 69d7e13fdff08
Lajmi i radhës

Rihapet xhamia Al Aqsa, ishte mbyllur pas nisjes së luftës në Iran

Të fundit nga

ShkoLartë