cela i zhgenjyer nga lojtaret e tij 690e129413f8f

Çela i zhgënjyer nga lojtarët e tij

November 7, 2025
1 minut lexim

Burreli ka fituar në shtëpi përballë Pogradecit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë së Parë. Sfida e zhvilluar në “Liri Ballabani”, përfundoi 2-0. Pas këtij dueli ka folur trajneri i “liqenorëve”, Emiljano Çela.

“E mira ishte që pjesa e parë të mbaronte 0-0. Jo se e meritonim ne, nuk e meritonim, por gjithsesi do të ishte një sinjal i mirë për mua si trajner po të mbyllja pjesën e parë pa gol, për të rregulluar diçka në pjesën e dytë. Në të parën gjithçka shkoi keq, ajo që shkoi keq ishte në parime.

Kishim mungesë agresiviteti dhe kontaktesh me kundërshtarin. Kishim mungesë besimi dhe cilësishë, për të shkuar aty ku kishim superioritetin. Lojtarët duhet të kishin më shumë besim. Prezantuam Burrelin me video-analiza, uroj kundërshtarin. Me mënyrën e vet, Burreli fitoi ndeshjen.  

Nuk mendoj se kishte lidhje terreni, ishte durimi në qarkullim. Duhej të kishim marrë më shumë ndërrime krahu, qoftë me portierin dhe Danladin.

Gabime në zonë? Nuk ishte problem tranzicioni.

Në fusha të tilla si Burreli apo Kategoria e Parë, edhe me 1 gol ndeshja është e mbyllur, dihet historia me topa, pa topa.

Është shumë i rëndësishëm rezultati 0-0 në këtë Kategori. I kishim marrë masat që ekipi të ishte në ekuilibër.

Vë theksin te çështja e egos dhe besimit, sepse ne kemi luajtur futboll vetë. Kur unë komandoja se mbrojtja do të rrinte me mua, aty duhet të rrinte dhe pikë”, tha Çela.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

spak dergon per gjykim tre persona per korrupsion zgjedhor ne lezhe ofruan para per te blere vota ne mbeshtetje te ps 690e12361dfe0
Lajmi i mëparshëm

SPAK dërgon për gjykim tre persona për korrupsion zgjedhor në Lezhë, ofruan para për të blerë vota në mbështetje të PS

policia e kosoves dhe kfor i me ushtrim te perbashket ne veri te kosoves 690e12a27b49f
Lajmi i radhës

Policia e Kosovës dhe KFOR-i me ushtrim të përbashkët në veri të Kosovës

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë