ceku merr mbeshtetje te fuqishme nga kurti suksese hajro prishtina te pret 690d31a16a798

Çeku merr mbështetje të fuqishme nga Kurti: Suksese Hajro, Prishtina të pret!

November 7, 2025
1 minut lexim

Pas debatit të fundit për kryetar të Prishtinës me Përparim Ramën, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka lavdëruar kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, duke e cilësuar si kandidatin më të mirë që kryeqyteti ka pasur ndonjëherë, shkruan “Bota sot”.

Përmes një reagimi të shpërndarë në rrjetet sociale, Kurti shkroi:

“Paraqitja fantastike sonte e Hajrulla Çekut, e vërteton se ai është kandidati më i mirë për kryetar që Prishtina e ka pasur ndonjëherë. Shumë suksese e na priftë e mbara, Hajro! 💙

Me këtë deklaratë, kryeministri shpreh mbështetjen e tij të hapur për Çekun, duke theksuar performancën e tij gjatë debatit dhe vizionin për zhvillimin e Prishtinës.

Ky reagim vjen pak ditë para zgjedhjeve lokale më 9 nëntor, kur qytetarët do të vendosin për drejtimin e kryeqytetit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

agim ademi nje nate tjeter magjike per futbollin e kosoves 690d319519060
Lajmi i mëparshëm

Agim Ademi: Një natë tjetër magjike për futbollin e Kosovës

keshilli i sigurimit i okb se voton per heqjen e sanksioneve ndaj presidentit sirian 690d32b5659a2
Lajmi i radhës

Këshilli i Sigurimit i OKB-së voton për heqjen e sanksioneve ndaj presidentit sirian

Të fundit nga

ShkoLartë