Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka tërhequr vëmendjen me postimin e tij të fundit në rrjetet sociale.
Në fotografinë e publikuar në Instagram, artisti shihet në një poligon qitjeje, duke mbajtur në duar një armë zjarri, ndërsa shfaqet i veshur me të zeza dhe me syze.
Krahas fotografisë, Capital T ka shkruar me humor: “Some days, the studio looks different” (Disa ditë, studio duket ndryshe).
Postimi ka ngjallur kureshtje te ndjekësit, ndërsa mbetet një nga paraqitjet më të pazakonta të reperit jashtë aktiviteteve të tij muzikore.
Burimi: botasot.info

