canaj limaj e do postin e kryekuvendarit ska besim ne kurtin per poste tjera 687bd8582726e

Canaj: Limaj e do postin e kryekuvendarit, s’ka besim në Kurtin për poste tjera

July 19, 2025
1 minut lexim

Ish-ambasadori Blerim Canaj ka folur për takimin që sot u zhvillua në mes të kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Ai ka deklaruar se Limaj po insiston që nëse arrihet një marrëveshje të ketë postin e kryetarit të Kuvendit, sipas Canajt, kjo pasi nuk ka besim tek Kurti që të ketë ndonjë pozitë tjetër nëse arrihet ndonjë koalicion.

“Pas të 50-së herë është vështirë të thuhet dhe të besohet diçka, sepse tek e fundit po shihet se edhe qytetari i Kosovës është peng i besimit në mes të elitës politike në Kosovë. Përshtypja ime është, duke pasë parasysh edhe ftesat e mëhershme të Kurtit për takime me partitë politike, sikur edhe më tutje është një farë dëshire e përfitimit në kohë. Pse po e them këtë?”, pohoi Canaj.

“Sepse ambiciet e Limajt dihen sepse e dëshiron kryetarin e Kuvendit, e dëshiron këtë pozitë pikërisht të atij faktit të besimit për shkak se si duket Zotëri Limaj ka mësuar nga përvojat që ka pasë LDK-ja me LVV-në. Gjithmonë është frika se pasi të ndërtohet një qeveri më Kurtin, në një mëngjes të bukur zgjohet Zotëri Kurti dhe pa u konsultuar me askënd e shkarkon një ministër apo dy”.

“Pikërisht është ajo që dua të them, kryetarin e Kuvendit nuk mund ta rrëzojë kryeministri, e dimë si shkon ajo procedurë. Çështja është se jemi në një situatë të tillë se vendi mbetet pa president në pak muaj, edhe kështu i bie që kryetarit të Kuvendit të jetë në rolin e ushtruesit të presidentit”, u shpreh Canaj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bujar idrizi rikthehet te llapi pas dy vitesh e gjysme 687bd854eb862
Lajmi i mëparshëm

Bujar Idrizi rikthehet te Llapi pas dy vitesh e gjysmë

tani mund ta shikoni evropen nga 230 metra lartesi nga maja e nderteses me te larte ne kontinent 687bd9820d38f
Lajmi i radhës

Tani mund ta shikoni Evropën nga 230 metra lartësi – nga maja e ndërtesës më të lartë në kontinent

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë