cairi me park modern nis investimin 500 mije euro 6898ae3d97126

Çairi me park modern – nis investimin 500 mijë euro

August 10, 2025
1 minut lexim

Komuna e Çairit, nën drejtimin e kryetarit Visar Ganiu, ka nisur një projekt madhor me vlerë prej rreth 500 mijë euro për rikonceptimin e Parkut të Çairit. Projekti përfshin modernizimin e një hapësire prej 13.000 m², duke ruajtur gjelbërimin dhe identitetin ekzistues të parkut.

Gjatë një vizite në park, ku morën pjesë Zëvendëskryeministri i Parë dhe kandidat për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, deputetë dhe drejtues institucionesh, u prezantua vizioni për ta shndërruar këtë hapësirë në një qendër funksionale dhe atraktive për të gjitha grupmoshat.

Ky investim synon krijimin e një ambienti bashkëkohor për rekreacion, kulturë dhe aktivitete sportive, duke respektuar elementët natyrorë dhe duke integruar zgjidhje estetike e funksionale që do t’i japin parkut një identitet të ri urban.

Në përfundim, Parku i Çairit pritet të bëhet një nga pikat më tërheqëse të qytetit, duke ofruar hapësira të reja dhe cilësore për qytetarët.

 

d386438f 9080 4e71 9c24 10ae6987ca5bb9775e9a 8d9f 43b0 9f1d 638cf8095409

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dua lipa ndan fotografi nga pushimet ne bregdetin shqiptar para se te festoje 30 vjetorin 6898aa40134a4
Lajmi i mëparshëm

Dua Lipa ndan fotografi nga pushimet në bregdetin shqiptar, para se të festojë 30-vjetorin

policia me detaje nga perleshja ne tetove ku mbeti i vrare nje person 6898ae4082376
Lajmi i radhës

Policia me detaje nga përleshja në Tetovë, ku mbeti i vrarë një person

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë