cahet ura ne gadime e eperme isufi bllokohen dy fshatra 6962cf14cfc95

​Çahet ura në Gadime e Epërme, Isufi: Bllokohen dy fshatra

January 11, 2026
min lexim

Si pasojë e reshjeve, janë dëmtuar dy ura, njëra në Smallushë dhe tjetra në Gadime të Epërme të Lipjanit, po ashtu dëmtime në infrastrukturën publike dhe ekonomitë familjare.

Banorët e fshatit Gadime e Epërme shprehin shqetësimin e tyre për shembjen e urës, pasi që sipas tyre qarkullimi është bllokuar nga reshjet e shumta, dhe ata janë të detyruar të përdorin rrugë alternative që janë më të gjata dhe më të rrezikshme.

Rafat Isufi, banor i fshatit Gadime e Epërme, thekson për KosovaPress se situata është shqetësuese dhe se banorët po përballen me vështirësi të mëdha në qarkullim

Çahet ura, bllokohen dy fshatra, thekson Isufi

“Ishte shumë e rëndësishme, e ka bllokuar të gjithë anën shkaku i reshjeve të shumta… Kjo rrugë dërgon edhe në fshatin Vrellë dhe Plitkoviq, domethënë dy fshatra i ka bllokuar. Ka edhe rrugë alternative, por këtë e kemi shfrytëzuar më së shumti… E kemi lajmëruar rastin më herët, por nuk ka qenë e pa, a ka mundësi me rregulluar apo diçka… Ka filluar me u prish edhe më herët, por nuk ka marrë askush masë me rregulluar diçka… Kanë filluar me rregulluar shtratin e lumit, por e kanë lënë në gjysmë, e kanë dalë puna”, theksoi Isufi.

Për shembjen e urës, edhe Rrezart Rexhepi tregon për KosovaPress tani kanë vështorësi për qarkullim.

Rexhepi: Kemi vështirësi për qarkullim

“Kjo urë nuk është shumë e sigurt. Nëse e keni parë, mund të bëhet dëme edhe mos të ketë lëvizje. Këtë lagje këtu hiq… kanë reaguar dy a tre herë, nashtë marrin masa, por nuk e di… ka pas ankesa kur ka qenë një vërshim tjetër, po dëmë nuk ka pas. Tash është bërë dëmi… po u neglizhua sepse këtu ka pas kamiona edhe të gurthyesve që kanë ardhur shumë. Kjo është dashur me u forcuar më herët, po nashtë e kanë prit momentin deri tani… rrugë tjetër ka, po jo rrugë e duhur”, theksoi Rexhepi.

Komuna e Lipjanit njofton qytetarët se, si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, gjendja me vërshime është rënduar në territorin e komunës.

“Si pasojë e reshjeve, janë dëmtuar dy ura, njëra në Smallushë dhe tjetra në Gadime të Epërme, po ashtu dëmtime në infrastrukturën publike dhe ekonomitë familjare”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

Aktualisht, vërshime janë evidentuar në shumicën e fshatrave, ndërsa gjendja më e rënduar paraqitet në këto lokalitete: Rubovc, Konjuh, Qylagë, Banullë, Akllap, Smallushë, Hallaq i Vogël, Rufc dhe Gadime.

Komuna e Lipjanit ka themeluar Shtabin Emergjent, i cili është aktiv dhe në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet relevante.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve reagon djali i shahut reza pahlavi 6962ce030c138
Lajmi i mëparshëm

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi

dashuria e vetme e al pacinos e deshi per 20 vjet martesa qe nuk ndodhi dhe pendesa qe erdhi shume vone 6962d0123c223
Lajmi i radhës

Dashuria e vetme e Al Pacinos: E deshi për 20 vjet – martesa që nuk ndodhi dhe pendesa që erdhi shumë vonë

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë