Prurjet e shumta të lumit Seman dhe çarja e argjinaturës në disa segmente kanë bërë që uji të vërshojë në tokat bujqësore të disa fshatrave.
Gjatë mesnatës, uji ka arritur të përmbytë edhe disa banesa në fshatin Havaleas, duke detyruar banorët të dalin në rrugë për t’u shpëtuar përmbytjeve.
Në zonë kanë mbërritur ekipet e emergjencave civile, ndërsa sipas banorëve, prurjet e lumit vijojnë ende me intensitet të lartë.
Top Channel
Burimi: top-channel.tv


