bytyci reagon per largimin e bujar pllanes drejt shqiperise nuk lihet kosova 69c38ac2e2151

Bytyçi reagon për largimin e Bujar Pllanës drejt Shqipërisë: Nuk lihet Kosova…

March 25, 2026
1 minut lexim

Profesori Enver Bytyçi ka reaguar pas vendimit të futbollistit Bujar Pllana për t’u larguar nga Kombëtarja e Kosovës dhe për t’iu bashkuar Shqipërisë.

Bytyçi e cilësoi këtë veprim si të gabuar, duke theksuar se Kosova ka nevojë jetike për kualifikim në Kampionatin Botëror, pasi sipas tij, pjesëmarrja do të forconte njohjen ndërkombëtare të shtetit. Ai shtoi se Shqipëria tashmë është e konsoliduar dhe nuk ka të njëjtën nevojë për përfitime të tilla.

Megjithatë, ai uroi që të dyja kombëtaret, Kosova dhe Shqipëria, të arrijnë kualifikimin, duke shprehur optimizëm për suksesin e tyre.

Reagimi i Bytyçit:

Futbollisti i Kosovës, Bujar Pllana, la vendin e tij dhe erdhi në kombëtaren e Shqipërisë, me qëllim fitoren në ndeshjen e së enjtes në Poloni. Uroj me shpirt që të fitojnë të dy kombëtaret tona. Por Kosova nuk lihet për ta forcuar Shqipërinë. Nëse ndonjë vend e ka nevojë jetike pjesmarrjen në kampionatin botëror të qershorit të këtij viti, ky vend është Kosova. Pjasmarrja e saj në kampionatin botëror në SHBA e bën Kosovën automatikisht të njuhur ndërkombëtarisht dhe moralisht të denjë për shtetësinë e saj. Shqipëria është e njohur dhe nuk ka nevojë për benefite të tilla.

Por paska edhe naivë ose interesaxhinj në Kombëtaren e Kosovës. Bujar Pllana ndoshta nuk ka vetëdijen e duhur të gjykojë këtë që thashë. Por duhet të ketë pasur njerëz të mençur, të cilët t’ia kenë thënë. Veprimi i tij është shumë i gabuar. Kjo kritikë nuk ka të bëjë me atë se Shqipëria të rrezikohet. Por, nëse do të duhet të zgjedhim midis Shqipërisë dhe Kosovës, se kush do të shkonte në USA, atëherë, padyshim, se do të duhet të shkojë Kosova. Sërishmi uroj që të sjkojnë të dyja kombëtaret tona. Dhe mësë shumti uroj që zemrat e lojtarëve të Kosovës ta çojnë vendin në kampionatin botëror të këtij viti.

Kam shumë shpresë dhe jam optimist për këtë!

Zoti i bekoftë së pari kombëtaren e Kosovës dhe të dytën kombëtaren e Shqipërisë!

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

misioni i ninxhave u realizua me sukses miri fiton imunitet rogertit i hiqet nominimi i perhershem 69c3846807244
Lajmi i mëparshëm

Misioni i ninxhave u realizua me sukses/ Miri fiton imunitet, Rogertit i hiqet nominimi i përhershëm

dyshime per insider trading nga rrethi i donald trumpit 69c38b8ac2a28
Lajmi i radhës

Dyshime për “insider trading” nga rrethi i Donald Trumpit

Të fundit nga

​27 vjet nga masakrat në fshatrat e Rahovecit

Sot mbushen 27 vjet nga masakrimi i dëshmorëve dhe martirëve në fshatrat Fortesë, Brestoc dhe Celinë të Komunës së Rahovecit. Gjatë luftës së vitit 1999 në fshatin Fortesë janë vrarë nga forcat

Dyshime për “insider trading” nga rrethi i Donald Trumpit

Njoftimi që bëri të hënën presidentit amerikan Donald Trump lidhur me shtyrjen e përkohshme të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit, ushqeu shpresa të brishta në mbarë botën për një përfundim diplomatik të luftës, dhe mesa duket,
ShkoLartë