burraj dhe dauti shpallen me te miret 697c920316a65

Burraj dhe Dauti shpallen më të mirët

January 30, 2026
min lexim

Qyteti i Elbasanit priti Kampionatin Individual Dimëror të Atletikës, një aktivitet që mblodhi afro 200 sportistë meshkuj dhe femra, përfaqësues të 12 ekipeve pjesëmarrëse nga e gjithë Shqipëria.

Garat u zhvilluan në kushte të mira organizative, pa asnjë problem apo incident, duke konfirmuar edhe një herë nivelin serioz të këtij eventi kombëtar, por numri i disiplinave ishte vetëm 11.

Edhe pse moti i paqëndrueshëm dhe reshjet e shiut shoqëruan pjesën më të madhe të garave, atletët treguan profesionalizëm dhe konkurrencë të fortë, duke sakrifikuar edhe në performancë për të synuar rezultatet maksimale.

Në shumë disiplina u panë duele interesante dhe rivalitete të forta mes ekipeve tradicionale të atletikës shqiptare.

Në plan individual, spikatën emra të njohur të pistës dhe fushës. Franko Burraj i Vllaznisë, me 1070 pikë, u shpall sportisti më i mirë i kampionatit, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer, ndërsa tek femrat titulli i sportistes më të mirë shkoi për Relaksa Dautin e Tiranës, e cila grumbulloi 999 pikë.

REZULTATET – Në ecjen sportive, gara e meshkujve u dominua nga Gabriel Gjoni (Elbasani), i cili ndali kronometrin në 27.38.28. Te femrat, Ejona Cufe (Tirana) u tregua më e shpejta dhe më e qëndrueshmja, me kohën 15.21.69. Në sprintin 60 m/p, fitoret shkuan për Durjon Idrizajn (Vllaznia) me 8.31 sekonda dhe Rexhina Beramin (Partizani) me 9.27, duke treguar potencial të madh për të ardhmen. Ndërkohë, në 60 m për të rritur, protagonisti absolut ishte Xhonatan Zenelaj (Teuta) me 7.05, ndërsa te femrat triumfoi Paola Shyle (Tirana) me 7.91. Gara e 400 metrave solli një tjetër sukses për Franko Burrajn (Vllaznia), i cili fitoi me kohën 47.57, duke qenë një nga performancat më cilësore të kampionatit.

Te femrat, Iliana Beqiri (Tirana) u rendit e para me 57.32. Në distancat e mesme, 800 m u fitua nga Kelmend Ibraliu (Partizani) me 2.02.36, ndërsa tek femrat, edhe një herë u shqua Relaksa Dauti (Tirana) me 2.11.47. Në 1500 m, dominimi ishte i David Nikollit (Partizani) me 4.10.90, ndërsa te femrat fitoi Kristina Pura (Tirana) me 5.00.35. Nikolli e konfirmoi formën edhe në 3000 m, ku triumfoi me 9.06.69, ndërsa tek femrat vendin e parë e zuri Redia Dauti (Tirana) me 9.59.03.

Në disiplinat e fushës, në gjyle, fitues u shpall Azgan Zeka (Teuta) me 13.80, ndërsa tek femrat Adisa Arifaj (Tirana) me 9.20. Në kërcimin së larti, Glenis Haxhiaj (Vllaznia) kaloi shifrën 1.85, ndërsa tek femrat fitoi Rexhina Berami (Partizani) me 1.50.

Dominimi i Vllaznisë u theksua në kërcimin trehapësh, ku Kolindo Kiri fitoi me 15.00, ndërsa tek femrat triumfoi Erisa Rrasa me 11.05.

Rrasa u shpall gjithashtu fituese edhe në kërcimin së gjati për femra me 5.26, ndërsa tek meshkujt vendin e parë e zuri Muhamet Çengeli (Vllaznia) me 6.93.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dashuri nen hijen e konfliktit brooklyn beckham dhe nicola peltz mes familjes dhe polemikave 697c8b7727ca7
Lajmi i mëparshëm

Dashuri nën hijen e konfliktit: Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz mes familjes dhe polemikave

sanchez i pergjigjet elon musk marsi mund te prese njerezimi nuk mundet 697c92cd1fab6
Lajmi i radhës

Sanchez i përgjigjet Elon Musk: Marsi mund të presë, njerëzimi nuk mundet

Të fundit nga

ShkoLartë