bujar osmani me fitoren ne cair bie edhe kjo qeveri te dalim masivisht ne votime 68f2b5b141733

Bujar Osmani: Me fitoren në Çair, bie edhe kjo qeveri, të dalim masivisht në votime

October 17, 2025
min lexim

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në debatin në RTVM2 theksoi se zgjedhjet nuk janë vetëm çështje lokale, por moment çlirimi nga njëzetvjeçari robërim i Çairit.

“Prandaj u thashë qytetarëve: me vetëm një dalje në votime, ata do të arrijnë disa fitore të mëdha.

Së pari, Çairi do të çlirohet nga robërimi. E dini që sot Çairi është shndërruar në seli partie.Së dyti, më 19 tetor do të dorëzohet pushteti, kur të bjerë Çairi, do të bjerë edhe qeveria më anti-evropiane dhe më anti-shqiptare.Së treti, do të dështojë ideja për dominim monoetnik në Çair dhe për shndërrimin e shqiptarëve në pakicë këtu,” tha Osmani.

Ai u ndal ashpër edhe te problemi i ndërtimeve pa leje, duke theksuar se pjesa më e madhe e tyre janë rezultat i abuzimeve sistematike nga udhëheqja komunale.

“Flas për ndërtesa komerciale në tokë shtetërore, të ndërtuara pa pagesë të komunalisë, pronarët e të cilave janë njerëz nga udhëheqja e komunës, të regjistruar nën emra të tjerë. Janë qindra mijëra euro që kanë përfunduar në xhepa privatë,” deklaroi Osmani, duke shtuar se ka 13 mijë lëndë të qytetarëve që presin zgjidhje dhe për të cilat ata janë shantazhuar para zgjedhjeve.

Përveç zgjidhjes së çështjes së ndërtimeve pa leje, një tjetër prioritet për Osmanin pas zgjedhjeve do të jetë shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në komunë, me qëllim që më në fund të vendoset rregull në kaosin që, siç tha ai, e ka mbytur komunën për 20 vjet.

“Do të shpall gjendje të jashtëzakonshme për pesë çështje kritike: papastërtinë, ndërtimet pa leje, mungesën e vendeve të parkimit, korrupsionin dhe sigurinë. Do të formojmë shtabe krize dhe menjëherë do të fillojmë aksionin,” paralajmëroi Osmani, duke shpjeguar se komuna nuk duhet të mbytet më në mbeturina dhe në mungesë rregulli.

Ai paralajmëroi edhe formimin e një ndërmarrjeje të re komunale për higjienë dhe qasje sistematike ndaj pastërtisë publike.

“Do të punësojmë 120 persona, do të blejmë cisterna për larjen dhe dezinfektimin e rrugëve,” tha Osmani.

Osmani theksoi se lufta kundër korrupsionit do të jetë gjithashtu ndër prioritetet kryesore, përmes hapjes së komunës dhe vendosjes së transparencës maksimale.

“Nëse për njëqind ditë nuk e reduktoj në zero, nuk do të vazhdoj më tej. Çairi do të jetë komuna e parë ku tenderët do të transmetohen drejtpërdrejt në faqen zyrtare të komunës,” theksoi ai.

Osmani dërgoi një mesazh se pas 19 tetorit, Çairi do të ketë një fillim të ri: një komunë me rregull, pastërti dhe ndershmëri, një komunë që do t’u rikthehet qytetarëve të saj.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

daut beqiri premton shtigje moderne per haracinen 68f2b50e534c3
Lajmi i mëparshëm

Daut Beqiri premton shtigje moderne për Haraçinën

qendra shendetesore nr 3 ne durres pa mjek familjeje prej muajsh ndonese fituesja eshte shpallur qe ne shtator 68f2b71ff209d
Lajmi i radhës

Qendra Shëndetësore nr. 3 në Durrës pa mjek familjeje prej muajsh, ndonëse fituesja është shpallur që në shtator

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë