bujar osmani ka shpallur zyrtarisht kandidaturen e tij per kryetar te komunes se cairit 687e8db95e2a2

Bujar Osmani ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Çairit

July 21, 2025
1 minut lexim

Shkup, 21 korrik – Lajmin e bëri të ditur vetë ai përmes një njoftimi publik, ku theksoi se vendimi është marrë pas konsultimesh të gjata dhe një reflektimi të thellë me bashkëpunëtorët dhe familjarët e tij.

“Nuk bëhet fjalë për një funksion, por për përgjegjësinë ndaj shtëpisë sonë,” tha Osmani, duke shtuar se qytetarët e Çairit meritojnë kushte më të mira jetese dhe një udhëheqje që i përfaqëson denjësisht.

Në mesazhin e tij Osmani theksoi përkushtimin e tij të plotë për ta ndryshuar komunën në mënyrë të thellë dhe njerëzore. Ai premtoi një qasje të ndershme, profesionale dhe me vullnet për punë të përditshme.

“Çairit i duhen ndryshime të vërteta, të thella dhe njerëzore,” tha ai. “Unë nuk iu shmangem misioneve, sado të vështira qofshin ato.”

Osmani falënderoi të gjithë ata që i dhanë mbështetje gjatë kësaj periudhe, duke përmendur në veçanti Kryetarin, kryesinë, strukturat partiake dhe qindra qytetarë që ka takuar.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

bdi ne cair garojme me bujar osmanin ne tetove me bajram
Lajmi i mëparshëm

BDI: Në Çair garojmë me Bujar Osmanin, në Tetovë me Bajram Rexhepin

gabim skema e tvsh se deputeti i ps te ndryshoje forma e subvencionimit formalizimi nuk behet me police 687e9719a6237
Lajmi i radhës

“Gabim skema e TVSH-së”, deputeti i PS: Të ndryshojë forma e subvencionimit, formalizimi nuk bëhet me policë

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë