BUJAR OSMANI

Bujar Osmani i shqetësuar pas pyetjes për rastin “Monstra”, braktis konferencën për media! (VIDEO)

October 13, 2025
1 minut lexim

Kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, sot braktisi konferencën për media pasi u pyet lidhur me rastin “Monstra”.

Në pyetjen e gazetarëve se a ndjen përgjegjësi për aprovimin e aksionit policor ku u arrestuan dhjetëra shqiptarë të pafajshëm, Osmani u përpoq të shmangte përgjigjen.

“Unë nuk kam qenë ministër atëherë, kam qenë mjek në klinikë. Tre vjet para dhe tre vjet pas nuk kam qenë ministër”, ka thënë Osmani.

Megjithatë, kujtojmë se në vitin 2012, në cilësinë e zëdhënësit të BDI-së, Bujar Osmani publikisht kishte deklaruar se partia e tij kishte dhënë aprovim për aksionin policor që çoi në arrestimin e dhjetëra shqiptarëve në rastin “Monstra”.

“Ne, në bazë të dëshmive që kishim, kemi lejuar një aksion të tillë”, kishte deklaruar Osmani atëherë.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kasami tetova po rilind po bejme edhe projekte madhore te cilat nuk ishin bere me dekada 68ece313d2cf5
Lajmi i mëparshëm

Kasami: Tetova po rilind! Po bëjmë edhe projekte madhore të cilat nuk ishin bërë me dekada

incidenti gjate fjales se rames ne forumin e investimeve batuta e kryeministrit shkakton te qeshura 68ece474a5fb3
Lajmi i radhës

Incidenti gjatë fjalës së Ramës në Forumin e Investimeve, batuta e kryeministrit shkakton të qeshura

Të fundit nga

ShkoLartë