bujar idrizi rikthehet te llapi pas dy vitesh e gjysme 687bd854eb862

Bujar Idrizi rikthehet te Llapi pas dy vitesh e gjysmë

July 19, 2025
1 minut lexim

Uran Krasniqi/RTKLive

Bujar Idrizi është rikthyer te Llapi pas dy viteve e gjysmë që i kaloi në Gjermani te FC Kosova Dusseldorf.

Kjo është bërë e ditur nga klubi llapjan përmes një njoftimi zyrtar.

“KF Llapi ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin e ish-kapitenit Bujar Idrizi në familjen bardhekaltër. Pas dy vite e gjysmë të kaluara tek FC Kosova Düsseldorf, mbrojtësi i qendrës dhe i krahut të djathtë rikthehet në ekipin e zemrës, aty ku vite më parë shkroi histori. Idrizi është ndër futbollistët më të suksesshëm të klubit në vitet e fundit, duke udhëhequr skuadrën drejt dy trofeve të Kupës së Kosovës dhe një Superkupe gjatë edicioneve 2020/21 dhe 2021/22. Pas një periudhe larg shtëpisë, rikthimi i tij sjell jo vetëm cilësi në repartin defansiv, por edhe liderizëm dhe përvojë që do jenë thelbësore në synimin tonë për objektivat e edicionit të ri. Bujari bëri zgjedhjen e zemrës, ndërsa ne urojmë për rikthim të suksesshëm në shtëpi”, ka shkruar skuadra nga Podujeva.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarret ne shqiperi 4 vatra ende aktive deme te medha ne pyje dhe ullishte 687bd7ddd04f6
Lajmi i mëparshëm

Zjarret në Shqipëri – 4 vatra ende aktive, dëme të mëdha në pyje dhe ullishte

canaj limaj e do postin e kryekuvendarit ska besim ne kurtin per poste tjera 687bd8582726e
Lajmi i radhës

Canaj: Limaj e do postin e kryekuvendarit, s’ka besim në Kurtin për poste tjera

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë