bruno lulaj me i miri i ndeshjes ishte nje dite jo 68d85974cf532

Bruno Lulaj më i miri i ndeshjes: Ishte një ditë “jo”

September 27, 2025
1 minut lexim

Elbasani dhe Teuta u ndalën në barazim mbrëmjen e sotme duke ndarë nga një pikë.

Në përfundimin e ndeshjes, Bruno Lulaj doli në  

“Patjetër që ky triumf nuk shijohet pa tre pikët. Luanim përpara tifozëve dhe donim të merrnim fitore në shtëpi. E rëndësishme është të tregohet se ekipi është mirë në fazën mbrojtëse, por mund të kishte shkuar më mirë, gjithsesi 1 pikë nuk është keq.

Kemi kohë që luajmë me njëri-tjetrin dhe po luajmë më mirë. Të gjithë janë lojtarë të mirë në mbrojtje, nuk mund t’i veçojmë.

Patjetër që ka dhe Teuta meritë, unë thash që ishim në ditë “jo” kanë merita dhe ata, janë një ekip shumë i mirë. Kështu ditësh ka në futboll, nuk mund të jesh në 36 javë gjithmonë mirë.

Ekipi më i mirë në Shqipëri? Egnatia është një ekip që ka treguar se ka qenë lart këto vite në Superiore. Mendoj që edhe Vllaznia është shumë mirë këtë vit”, u shpreh Lulaj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vrasja e biznesmenit italian ne tepelene lirohet ortaku shqiptar dhe dy djemte e tij 68d859158c5bb
Lajmi i mëparshëm

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, lirohet ortaku shqiptar dhe dy djemtë e tij

policia arreston 681 persona dhe konfiskon mbi 830 kg droge kete vit 68d8598624781
Lajmi i radhës

Policia arreston 681 persona dhe konfiskon mbi 830 kg drogë këtë vit

Të fundit nga

ShkoLartë