branca zbulon prapaskenat 693bfed8b5ec9

Branca zbulon prapaskenat

December 12, 2025
1 minut lexim

Marco Branca, ish-drejtori sportiv i Interit, rrëfeu historinë e tri transferimeve kryesore të kohës së tij te klubi zikaltër.

Për shkëmbimin Ibrahimovic-Eto’o të verës 2009, tha: “Ishte një proces gradual. Vullneti i Zlatan ishte që të shkonte te Barcelona, të luante me Messin dhe të fitonte Champions-in.

Një ditë, njerëzit e merkatos së Barcelonës, duke u kthyer nga një vizitë për një mbrojtës, ndaluan në Milano dhe na ftuan për darkë. Marrëveshja fillimisht përfshinte Hleb, por ai refuzoi të vinte, kështu që e mbyllëm për kartonin e Eto’o, plus 50 milionë euro”.

Për  Wesley Sneijder shpjegoi: “Gjithmonë ishte zgjedhja jonë e parë për mesfushën, por nguronte ta linte Realin.

Falë Ernesto Bronzetti e bindëm dhe erdhi në fund të merkatos. Leja burokratike erdhi kaq vonë sa u stërvit vetëm një ditë para derbit.

Mourinho u zemërua dhe më tha: Nuk mundët ta sillni në kohë as për stërvitjen e fundit? Iu përgjigja ‘jo’ në portugalisht…

Për Maicon, i ardhur nga Monaco më 2006: “E ndiqnim prej kohësh dhe e paguam 6.5 milionë euro.

Guidolin te Monaco nuk na e rekomandoi shumë për arsye jashtë fushe. Doli të ishte një lojtar i madh dhe në fakt ‘regjisori’ kryesor i Interit të tripletës”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

detajet nga shkodra gazetari 15 nxenes te perfshire ne sherrin masiv 3 ne spital 693bfe76c8009
Lajmi i mëparshëm

Detajet nga Shkodra, gazetari: 15 nxënës të përfshirë në sherrin masiv, 3 në spital

sherri me thika prane gjimnazit ne shkoder mes te plagosurve jane dy vellezer si nisi konflikti 693bffbba6b21
Lajmi i radhës

Sherri me thika pranë gjimnazit në Shkodër, mes të plagosurve janë dy vëllezër. Si nisi konflikti

Të fundit nga

Qytetarët e Shqipërisë 86% pro BE-së

Një nga gjetjet më të rëndësishme të Barometrit të këtij viti është një rritje e dukshme e mbështetjes për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Kjo mbështetje u rrit në 64%, krahasuar me 54%
ShkoLartë