boterori i mundjes valiev i jep medaljen e argjendte shqiperise 68c8a3948989c

Botërori i Mundjes/ Valiev i jep Medaljen e argjendtë Shqipërisë

September 16, 2025
1 minut lexim

Shqipëria feston një tjetër sukses të madh sportiv.

Çermen Valiev ka arritur të ngjitet në podiumin e Botërorit të Mundjes, që po zhvillohet në Kroaci, duke fituar medaljen e argjendtë në peshën deri 74 kg.

Mundësi kuqezi u ndal vetëm në finale nga japonezi Takashai, i cili triumfoi me rezultatin 8-2.

Pavarësisht humbjes, arritja e Valiev është mjaft e rëndësishme, duke konfirmuar nivelin e lartë dhe përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Valiev e nisi garën një ditë më parë me një fitore të thellë 12-2 ndaj mongolit Erdenabat.

Në raundin pasues, ai eliminoi belgun Ibragim Veliev, për të siguruar më pas një çerekfinale dramatike ndaj amerikanit David Aron, të cilin e mundi 7-5.

Në gjysmëfinale, shqiptari arriti të triumfonte 6-4 ndaj rusit Sidakov, duke siguruar kështu një vend në finalen e madhe.

27-vjeçari Valiev nuk është emër i panjohur për sportdashësit shqiptarë, pasi mbahet mend si sportisti që i solli vendit tonë medaljen e parë olimpike në histori.

Tashmë, ai shton edhe një tjetër sukses madhor, duke i dhuruar Shqipërisë një medalje të çmuar në Botërorin e Kroacisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sekuestrohen mbi 2000 kontejnere destinacion i trafikut te kontrabandes edhe shqiperia 68c8a3347a33c
Lajmi i mëparshëm

Sekuestrohen mbi 2,000 kontejnerë, destinacion i trafikut të kontrabandës edhe Shqipëria

viktima ne ferizaj u vra me kater plumba nga djali i axhes se tij 68c8a3a1473f5
Lajmi i radhës

Viktima në Ferizaj u vra me katër plumba nga djali i axhës së tij

Të fundit nga

ShkoLartë