borxhi i komunes se sarajit shenon kater milion euro perfshire dhe ndermarrjet publike 693af834a51a5

Borxhi i komunës së Sarajit shënon katër milion euro përfshirë dhe ndërmarrjet publike

December 11, 2025
1 minut lexim

Kryetari i ri i Sarajit Muhamet Elmazi, e ka pranuar komunën me afro 4 milionë euro borxhe të akumuluara ndër vite nga udhëheqësia e vjetër e komunës dhe pikërisht për shkak këtij borxhi, komuna po përballet me përmbarues. Vetëm borxhi i komunës shënon 3 milionë euro e të tjerat janë të ndërmarrjeve publike. Ndërmarrja publike për ndriçim publik, Akcios, ka borxh prej 127 mijë eurove ndërsa ndërmarrja “Deltar” për kapjen e qenve endacak borxh prej 2500 eurove.

“Borxhi i NP në kuadër të komunës së Sarajit, Higjiena Komunale është 425 mijë euro. Borxhi që e ka çerdhja “Filizi” në kuadër të komunës së Sarajit, është 230 mijë euro. Borxhin të cilin e kanë shkollat fillore komunale është 198 mijë euro”, tha Muhamet Elmazi – Kryetar i Sarajit.

Për objektet pa leje Elmazi njoftoi se do të angazhohen që të njëjtat t’i legalizojnë. Janë zbuluar kontrata të shumta të pa nevojshme dhe marrëveshje të dyshimta dhe për të njëjtat janë informuar organet kompetente, tha Elmazi.

“Kemi gjetur të punësuar në kuadër të komunës së Sarajit me nga dy vende pune, kemi gjetur kontrata të cilat në sistematizimin aktual të komunës Saraj nuk kanë qenë. Kemi gjetur kontrata të cilat personat as që janë paraqitur ndonjëherë në objektin e komunës Saraj dhe shumica prej tyre që nga dita e parë vet kanë ardhur dhe kanë dhënë dorëheqje”, deklaroi Muhamet Elmazi – Kryetar i Sarajit.

Keqpërdorimet në fjalë dhe lëshime të shumta financiare u konstatuan gjithashtu edhe në raportin e fundit të Entit Shtetëror për Revizion. Ky raport është dorëzuar në Prokurorinë Publike.

“Është dorëzuar raporti i revizionit, do t’i ndahet prokurorit publik i cili do t’i hetojë dyshimet dhe do të shqyrtojë nëse ka elemente eventuale për vepra penale”, thonë nga Prokuroria Publike.

Revizioni pati konstatuar shkelje në prokurimet publike për zgjerim dhe rikonstruim të rrugëve, për dhënie të objekteve me qira në periudhë prej 25 viteve pa asnjë procedurë ligjore, pagesa mijëra euroshe për ndërmarrjet publike dhe paraqitje të më pak të hollave në arkën komunale e të tjera. /Alsat.mk

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

taylor swift e quan travis kelce dashurine e saj se jetes 693aeeb336442
Lajmi i mëparshëm

Taylor Swift e quan Travis Kelce dashurinë e saj së jetës

vmro dpmne i kerkon prokurorise te veproje pasi mpb dorezoi kallezim penal kunder ish ministrit spasovski 693aff4f6e925
Lajmi i radhës

VMRO-DPMNE i kërkon Prokurorisë të veprojë, pasi MPB dorëzoi kallëzim penal kundër ish-ministrit Spasovski

Të fundit nga

ShkoLartë