taylor swift e quan travis kelce dashurine e saj se jetes 693aeeb336442

Taylor Swift e quan Travis Kelce dashurinë e saj së jetës

December 11, 2025
1 minut lexim

Taylor Swift po gëzon lidhjen e saj romantike me Travis Kelce – dhe nuk e fsheh dot sa mirënjohëse është.

Katër muaj pas fejesës së tyre, këngëtarja e “Opalite” rrëfeu se marrëdhënia me yllin e Kansas City Chiefs e ka ndihmuar të gjejë një njeri me të cilin mund të ndajë çdo gjë, edhe pjesët më të vështira të famës, raporton KosovaPress.

Gjatë intervistës në The Late Show, Taylor tha: “Mund të flas me të për çdo gjë. Nuk e mendoja se do ta gjeja ndonjëherë një jetë kaq të bukur”.

Ajo shtoi se fakti që u fejua me Travis dhe riktheu master-at e gjashtë albumeve të saj të para në të njëjtin vit ishte diçka që as nuk e kishte imagjinuar:

“Që të dyja mund të mos kishin ndodhur kurrë. Jam pa fund mirënjohëse”.

Këngëtarja ka treguar edhe më herët se podcast-i i Travis-it dhe vëllait të tij, New Heights, pati rol të madh në fillimin e romancës.

“Ky podcast më gjeti një të dashur”, tha ajo me humor në paraqitjen e saj të gushtit. “Travis vendosi ta përdorte si aplikacion takimesh”.

Gjestin e tij publik për t’i “gjuajtur” Taylor, ajo e përshkroi si një skenë filmi romantik të viteve 80-ta:

“U ndjeva sikur isha në një film të John Hughes. Ai ishte sikur jashtë dritares me boom box dhe thoshte: ‘Dua të dal me ty’”.

Ndërsa Taylor zbuloi se ky lloj romancë ishte pikërisht ajo për të cilën kishte shkruar që adoleshente, Travis e pranoi me shaka:

“Po dëgjoja çdo këngë në Eras Tour dhe thosha: ‘E di çfarë pret ajo që të bëj’”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kuvendi komunal i obiliqit behet me kryesues te ri 693aedb037d02
Lajmi i mëparshëm

Kuvendi Komunal i Obiliqit bëhet me kryesues të ri

borxhi i komunes se sarajit shenon kater milion euro perfshire dhe ndermarrjet publike 693af834a51a5
Lajmi i radhës

Borxhi i komunës së Sarajit shënon katër milion euro përfshirë dhe ndërmarrjet publike

Të fundit nga

Nesër pa rrymë disa fshatra të Tetovës

Për shkak të aktiviteteve teknike të paralajmëruara në rrjetin distributiv, nesër, të martën më 16 qershor 2026, disa vendbanime në rajonin e Tetovës do të mbeten pa energji elektrike, përcjell tetova1 Sipas
ShkoLartë