borussia dortmund ka qene e shqetesuar 697600d5cf9de

Borussia Dortmund ka qenë e shqetësuar

January 25, 2026
1 minut lexim

Borussia Dortmund ka qenë e shqetësuar për largimin e mundshëm të Nico Schlotterbeck për disa javë,por pas Bayern Munich, edhe një tjetër klub i madh duket se është tërhequr nga gara për qendërmbrojtësin 26-vjeçar.

Schlotterbeck ka qenë objekt i vëmendjes së mediave për një kohë të gjatë. Borussia Dortmund është e vendosur ta mbajë lojtarin kyç, i cili ka kontratë deri në vitin 2027, duke i ofruar një rol udhëheqës dhe një rritje të konsiderueshme page.

Së fundmi u raportua se BVB mund të pranojë një klauzolë lirimi duke filluar nga vera e vitit 2027. Shumë klube të mëdha janë lidhur me lojtarin, ndërsa Bayern Munich duket se është tërhequr për momentin.

Sipas raportimeve të gazetës katalunase ‘Sport’, një transferim i Schlotterbeck te Barcelona nuk është më në tavolinë.

Burime të brendshme të klubit katalanas shpjegojnë se, megjithë cilësitë e lojtarit, i mungon “shpejtësia e nevojshme për t’u përshtatur me stilin e lojës së Hansi Flick”.

Dyshimet nga Barcelona ishin raportuar që në dhjetor, dhe tani duket se është marrë një vendim paraprak. Barcelona do të tentojë transferimin e Alessandro Bastonit dhe Nico Schlotterbeck nuk bën pjesë më në planet e gjigantit katalunas.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

edi rama vizite ne izrael nga takimi me netanyahun te fjalimi ne parlament 697600756d950
Lajmi i mëparshëm

Edi Rama vizitë në Izrael, nga takimi me Netanyahun te fjalimi në Parlament

35 mije dollare per te kaluar ilegalisht drejt shba ve me dokumente false prokuroria e tiranes dergon ne gjyq 6 persona 6976018444cc1
Lajmi i radhës

35 mijë dollarë për të kaluar ilegalisht drejt SHBA-ve me dokumente false, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 6 persona

Të fundit nga

ShkoLartë