Bora fiton në Rahovec!
Bora regjistroi fitore shumë të rëndësishme, duke fituar ndaj Rahoveci 029 me rezultat 65:85 (11:23, 26:25, 16:21, 12:16), në javën e tetë të ProCredit Superligës.
Julian Roche kishte 16 pikë e 14 kërcime te vendasit, derisa Amin Hot 19 pikë për mysafirët dhe Adem Mekiq 14 pikë e shtatë kërcime.
Rahoveci 029 ka tri fitore e pesë humbje, kurse Bora dy fitore e pesë humbje.
Burimi: botasot.info


