bomba e merkatos nga gjilani nenshkruan me sulmuesin anglez 69619194724f2

”Bomba” e merkatos nga Gjilani, nënshkruan me sulmuesin anglez

January 10, 2026
1 minut lexim

SC Gjilani ka prezantuar zyrtarisht afrimin më të ri në skuadër, sulmuesin Udoyen Akpan.

Futbollisti 26-vjeçar i bashkohet ekipit nga FC Drenica, duke forcuar repartin ofensiv të kuqebardhëve në vazhdim të sezonit.

Ai ka qenë pjesë e klubeve në Angli, ndërsa ka luajtur gjithashtu në Qipro, Uells, Maltë dhe Itali, duke fituar një bagazh të konsiderueshëm profesional.

Drejtuesit e SC Gjilanit shprehen optimistë se Akpan do të japë kontribut të rëndësishëm në objektivat e skuadrës dhe do të përshtatet shpejt me ambientin e ri.

Njoftimi i plotë:

SC Gjilani ka kënaqësinë të bëjë të ditur afrimin më të ri në skuadër, futbollistin Udoyen Akpan.

Akpan i bashkohet ekipit tonë nga FC Drenica, duke sjellë me vete një përvojë të pasur të fituar në disa kampionate evropiane. Sulmuesi 26 vjeçar është me origjinë nga Liverpool, teksa gjatë rrugëtimit të tij profesional, ai ka qenë pjesë e klubeve në Angli, si dhe ka luajtur në Qipro, Uells, Maltë dhe Itali, çka e bën një futbollist me bagazh të rëndësishëm ndërkombëtar.

SC Gjilani i uron mirëseardhje Udoyen Akpanit dhe shpreh besimin se kontributi i tij do të jetë i rëndësishëm për skuadrën në vazhdim të sezonit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

policia kalon ne gatishmeri te perforcuar 5500 efektive dhe 700 mjete ne patrullim 6961913a1bd3a
Lajmi i mëparshëm

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

medikamenti anti tumoral u ndalua te perdoret ne be agjencia e barnave ne shqiperi injoron te dhenat e analizave e miraton per tu shitur ne farmaci 696192436b9fa
Lajmi i radhës

Medikamenti anti-tumoral u ndalua të përdoret në BE/ Agjencia e Barnave në Shqipëri injoron të dhënat e analizave, e miraton për t’u shitur në farmaci

Të fundit nga

ShkoLartë