Hetim ndaj 6 personave dhe dy kompanive – dyshohen për përvetësim dhe pastrim parash
Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka nisur hetim ndaj gjashtë personave dhe dy subjekteve juridike, nën dyshimin për përvetësim në detyrë dhe pastrim parash.
Sipas hetimit, nga 1 janari 2021 deri më 20 janar 2026, i dyshuari i parë, si pronar dhe menaxher i një kompanie për kontroll teknik të automjeteve në Kuçevishte, dyshohet se ka përvetësuar 138.877.419 denarë, ose rreth 2.26 milionë euro.
Dyshohet se ai ka përgatitur raporte dhe dëftesa të rreme për pagesat gjatë regjistrimit të automjeteve, përfshirë edhe pagesat për përdorimin e rrugëve publike.
Sipas Prokurorisë, disa nga të dyshuarit dyshohet se e kanë ndihmuar në kryerjen dhe fshehjen e veprës. Paratë dyshohet se janë transferuar përmes llogarive të një shoqërie brokerimi sigurimesh dhe janë përzier me të ardhurat e rregullta të kompanisë.
Një pjesë e mjeteve dyshohet se është përdorur edhe për blerjen e pasurive të paluajtshme në emër të personit juridik.
Në kuadër të procedurës, tre persona janë dërguar në paraburgim, ndërsa njërit prej të dyshuarve i është marrë pasaporta.
Burimi: lajmpress.org


