bologna nottingham dhe celta bejne detyren 69a0d3447a581

Bologna, Nottingham dhe Celta bëjnë detyrën

February 27, 2026
1 minut lexim

Janë përfunduar takimet e fundit për play-off-in në Europa dhe Conference League në futboll. 

Në Europa League, Bologna ka fituar edhe në ndeshjen e kthimit, po 1-0 ndaj Brann, falë golit të Joao Mario në pjesën e dytë. Italianët kualifikohen më tej me rezultatin e përgjithshëm 2-0.

Celta Vigo fiton po ashtu ka fituar edhe në ndeshjen e dytë ndaj PAOK dhe kualifikohet në raundin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 3-1.

Nottingham është mundur 1-2 nga Fenerbahce, por falë fitores 0-3 në ndeshjen e parë, anglezët kalojnë më tutje. 
Në Conference League, AZ Alkmaar fitoi 4-0 në shtëpi ndaj Noah, armenët kishin fituar 1-0 në ndeshjen e parë. Holandezët kalojnë në raundin tjetër.

Ndryshe nga sa pritej, Crystal Palace ka vuajtur edhe në ndeshjen e kthimit ndaj boshnjakëve të Zrinjski dhe duke fituar 2-0, ndeshja e parë përfundoi në barazim 1-1. Crystal Palace kalon më tutje.

Sigma Olomouc ka fituar 1-2 ndaj Lausanne dhe kualifikohet për më tej, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim 1-1. Lech Poznan fiton edhe në ndeshjen e kthimit 1-0 ndaj finlandezëve të KuPs dhe kualifikohet në raundin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 3-0.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

juela hedh arushin e brikenes ne pishine selin shperthen xheloze per dashurine 69a0ccb836383
Lajmi i mëparshëm

Juela hedh arushin e Brikenës në pishinë, Selin ‘shpërthen’: Xheloze për dashurinë

trump takohet me kryebashkiakun e nju jorkut mamdan zbulon detaje nga bisedimet 69a0d40ad4e0c
Lajmi i radhës

Trump takohet me kryebashkiakun e Nju Jorkut, Mamdan zbulon detaje nga bisedimet

Të fundit nga

ShkoLartë