bllokuan akset kryesore te tiranes gjate tubimit te djeshem procedohen penalisht 20 protestues 6aa7c393d9f8a

Bllokuan akset kryesore të Tiranës gjatë tubimit të djeshëm, procedohen penalisht 20 protestues

September 14, 2026
1 minut lexim

Pas tubimit të zhvilluar më 13 shtator në Tiranë, Policia ka nisur procedimin penal për 20 pjesëmarrës, të dyshuar për bllokimin e qarkullimit dhe prishjen e qetësisë publike.

Sipas njoftimit zyrtar, protestuesit kanë penguar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, përfshirë bulevardet “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri” dhe “Gjergj Fishta”, si dhe zonën e sheshit “Wilson”.

“Tiranë/Bllokuan lëvizjen në akset kryesore të kryeqytetit dhe prishën qetësinë publike, procedohen penalisht 20 pjesëmarrës në një tubim të zhvilluar më datë 13.09.2026.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera me qëllim dokumentimin e veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë këtij tubimi dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 20 pjesëmarrës, konkretisht për shtetasit:

Sh. B., 33 vjeç; V. D., 29 vjeç; B. K., 36 vjeç; A. P., 49 vjeç; I. M., 28 vjeç; A. J., 39 vjeç; A. K., 46 vjeç; G. P., 37 vjeç; A. Ll., 28 vjeçe; I. M., 24 vjeçe; E. K., 27 vjeç; A. N., 26 vjeçe; S. E., 32 vjeç; A. Ll., 20 vjeçe; M. Y., 19 vjeç; A. B., 59 vjeçe; D. G., 50 vjeç; B. M., 34 vjeçe; R. Sh., 22 vjeç dhe A. K., 29 vjeçe.

Këta shtetas, dyshohet se nëpërmjet organizimit dhe pjesëmarrjes në tubim, kanë bllokuar lëvizjen e qytetarëve dhe të mjeteve, si dhe kanë prishur qetësinë publike, në akset kryesore të kryeqytetit, konkretisht bulevardet “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri” dhe “Gjergj Fishta”, në sheshin “Wilson” dhe në rrugët “Sami Frashëri” dhe “Abdyl Frashëri”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe ‘Prishja e qetësisë publike’”, shkruan Policia.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ish kryeshefi i kek ut nagip krasniqi serish deklarohet i pafajshem lidhur me akuzen per korrupsion 6aa7c3133f94d
Lajmi i mëparshëm

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për korrupsion

okb paralajmeron per afrimin e nje el nino rekord 6aa7c4091d727
Lajmi i radhës

OKB paralajmëron për afrimin e një El Niño rekord

Të fundit nga

ShkoLartë