bllokohet aksi rrugor ne dalje te tunelit te llogarase autoritetet thirrje qytetareve te tregojne kujdes 6990cac8e2dfc

Bllokohet aksi rrugor në dalje të tunelit të Llogarasë, autoritetet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes

February 14, 2026
1 minut lexim

Bllokohet aksi rrugor në dalje të tunelit të Llogarasë, në drejtim të Palasës.

Bllokimi i rrugës ndodhi si pasojë e punimeve që po kryhen, ku masat e dheut dhe gurët përfunduan në rrugë, duke krijuar bllokim të përkohshëm të trafikut dhe radhë automjetesh.

Mësohet se aksi rrugor qëndroi i bllokuar për rreth 30 minuta, ndërsa në vendngjarje ndërhynë mjetet e firmës që po kryen punimet për pastrimin e segmentit dhe hapjen e qarkullimit.

Pas ndërhyrjes, trafiku u rikthye gradualisht në normalitet, ndërsa autoritetet dhe punonjësit në terren u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në zonën e punimeve, veçanërisht në dalje të tunelit drejt Palasës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

tragjedi ne indi 18 elefante sulmojne nje shtepi 4 anetare te nje familje nderrojne jete mes tyre edhe nje foshnje tre muajshe 6990ca0143554
Lajmi i mëparshëm

Tragjedi në Indi/ 18 elefantë sulmojnë një shtëpi, 4 anëtarë të një familje ndërrojnë jetë, mes tyre edhe një foshnje tre-muajshe

kryeministri kurti u takua me senatoret amerikane shaheen murphy tillis dhe gallego 6990cacb4cf7e
Lajmi i radhës

Kryeministri Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis dhe Gallego

Të fundit nga

ShkoLartë