bllokohen 15 mjete lundruese shpetohen 39 persona qe u rrezikohej jeta 68bee25606f0c

Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta

September 8, 2025
1 minut lexim

Nga Komani në Ksamil, si rezultat i monitorimeve dhe i kontrolleve të kryera gjatë javës së kaluar, nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, janë kontrolluar 215 mjete lundruese, nga të cilat 15 janë bllokuar për shkelje të ndryshme.



Konkretisht: 8 jet ski, 3 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike me motor uji të instaluar.

6 prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative 100 000 lekë secili.

Gjithashtu, janë shpëtuar në det 39 shtetas (shqiptarë dhe të huaj), si dhe 18 mjete lundruese, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare, nga Ksamili në Koman, për shkak edhe të kushteve jo të favorshme atmosferike.

Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese dhe fton qytetarët e pushuesit të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të lundrimit apo të perimetrit të sigurisë, në numrin pa pagesë 112, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe masa konkrete ndaj çdo shkelësi.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lufta ne ukraine trump fton lideret europiane ne shba ejani ta diskutojme ketu 68bedf45bad88
Lajmi i mëparshëm

Lufta në Ukrainë/ Trump fton liderët europianë në SHBA: Ejani ta diskutojmë këtu

trump fton lideret europiane ne shba ejani ta diskutojme ketu per luften ne ukraine 68bee38244db3
Lajmi i radhës

Trump fton liderët europianë në SHBA: Ejani ta diskutojmë këtu për luftën në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë