Bllokimi i rrjeteve sociale/ Bardhi: Algoritmi i censurës kundër opozitës

September 3, 2026
1 minut lexim

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me bllokimin e disa llogarive në Instagram të qytetarëve që mbështesin protestën kundër qeverisë.

Bardhi e ka krahasuar situatën në Shqipëri me zhvillimet në Serbi gjatë protestave masive kundër qeverisë së Aleksandar Vuçiçit.

Ai akuzon Edi Ramën se po përdor, sipas tij, censurën për të kufizuar zërat kritikë dhe për të mbuluar dështimet e qeverisë.

Sipas tij, asnjë mekanizëm censure nuk mund ta ndalë të vërtetën dhe bindjen e qytetarëve që protestojnë kundër qeverisë.

Reagimi i plotë:

Edi Rama si Vuçiçi, algoritmi i censurës kundër opozitës!

Ajo që ndodhi në Serbinë e Vuçiçit gjatë protestave masive të studentëve kundër qeverisë, po shfaqet sot edhe në Shqipërinë e Edi Ramës.

Sot në Shqipëri janë nën sulm dhe janë bllokuar shumë llogari në Instagram të qytetarëve që po mbështesin aktivisht protestën mbi 3 mujore kundër qeverisë.

Ky është algoritmi i censurës së një Kryeministri që kërkon ta mbulojë dështimin e vet me heshtjen e shoqërisë. T’u mbyllë gojën kundërshtarëve dhe të zhdukë çdo zë kritik nga hapësira publike.

Me metodat e Vuçiçit, Edi Rama nuk e ndryshon dot bindjen e shqiptarëve se ai është Kryeministri që i ka bërë më shumë keq vendit në gati katër dekada dhe se duhet të largohet.

Solidaritet me çdo qytetar që është goditur për shkak të zërit të tij kritik. Nuk ka algoritëm censure që shpëton një qeveri nga e vërteta.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dibrani bashkepunimi me keshillin e evropes po avancon sistemin korrektues 6a9996f3bbff5
Lajmi i mëparshëm

Dibrani: Bashkëpunimi me Këshillin e Evropës po avancon sistemin korrektues

unicef nje ne pese femije perjeton shfrytezim ose abuzim seksual permes teknologjise 6a9997d34c5e3
Lajmi i radhës

​UNICEF: Një në pesë fëmijë përjeton shfrytëzim ose abuzim seksual përmes teknologjisë

Të fundit nga

Kumanova kërkon simbolin e saj për 2026!

Komuna hap konkursin për suvenirin që do ta përfaqësojë qytetin Komuna e Kumanovës ka shpallur konkurs për përzgjedhjen e “Suvenirit të Komunës së Kumanovës për vitin 2026”, duke ftuar persona fizikë dhe
ShkoLartë