bllaca largohet nga gjilani pas gati nje dekade 694c7993c2cef

Bllaca largohet nga Gjilani pas gati një dekade

December 25, 2025
1 minut lexim

Portieri Aridon Bllaca ka konfirmuar ndarjen me klubin e futbollit Gjilani, duke i dhënë fund një kapitulli që zgjati pothuajse dhjetë vjet.

Gardiani e bëri të ditur vendimin përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, ku theksoi se largimi vjen si pjesë e një hapi të rëndësishëm për vazhdimin e karrierës së tij.

Bllaca iu bashkua Gjilanit në moshë të re dhe u largua si një nga figurat më të qëndrueshme të skuadrës ndër vite.

Në mesazhin e tij, ai falënderoi drejtuesit e klubit, trajnerët, bashkëlojtarët, stafin dhe tifozërinë “Skifterat”, të cilët i cilësoi si mbështetje konstante që nga dita e parë.

Portieri u shpreh se do t’i mbajë me vete momentet më të bukura me fanellën kuqebardhë dhe nuk përjashtoi mundësinë që rrugët me Gjilanin të kryqëzohen sërish në të ardhmen.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

efektivi i policise aksidenton per vdekje 65 vjecarin ne tirane arrestohet nga amp 694c79353c4a4
Lajmi i mëparshëm

Efektivi i policisë aksidenton për vdekje 65-vjeçarin në Tiranë, arrestohet nga AMP

perplasi per vdekje 65 vjecarin nderkohe qe drejtonte motomjetin e tij bie ne pranga inspektori i policise 694c7a4613912
Lajmi i radhës

Përplasi për vdekje 65-vjeçarin ndërkohë që drejtonte motomjetin e tij, bie në pranga inspektori i policisë

Të fundit nga

ShkoLartë