blero dhe eronita zbulojne per here te pare emrin e djalit 6a466dfc9a8ec

Blero dhe Eronita zbulojnë për herë të parë emrin e djalit

July 2, 2026
1 minut lexim

Disa javë pasi këngëtari i njohur Blero Muharremi dhe partnerja e tij, Eronita, mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë së bashku, çifti ka përjetuar një tjetër moment të ëmbël.

Lindja e djalit u krye me sukses në Sarajevë, ndërsa tashmë nëna dhe foshnja janë rikthyer në shtëpi.

Për të festuar këtë kthim, familja kishte përgatitur një pritje përrallore të mbushur me tullumbace blu e të bardha, arushë pellushi dhe detaje të kuruara me shumë dashuri.

Përmes disa postimeve në profilin e saj në Instastory, Eronita ka zbuluar për herë të parë edhe emrin tejet të veçantë që kanë përzgjedhur për djalin e tyre.

Në këndin dekorativ të përgatitur për mirëseardhjen e vogëlushit, vihet re qartë emri i tij i shkruar në tabelat mirëpritëse: Areej.

Image

Postim

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

picula gjendja ne serbi eshte bere shqetesuese do te pasoje nje periudhe edhe me e veshtire 6a466d441fbf7
Lajmi i mëparshëm

Picula: Gjendja në Serbi është bërë shqetësuese, do të pasojë një periudhë edhe më e vështirë

dyshohet se mori ryshfet per note kaluese profesoreshes nga shtipi i ndalohet te ligjeroje 6a4670a190b85
Lajmi i radhës

Dyshohet se mori ryshfet për notë kaluese, profesoreshës nga Shtipi i ndalohet të ligjërojë

Të fundit nga

ShkoLartë