Adobe përballet me një pengesë nga autoritetet rregullore të Bashkimit Europian në lidhje me marrëveshjen 20 miliardë dollarëshe për blerjen e Figma.
Pas një hetimi të thellë nisur më 7 Gusht, Komisioni Europian arriti në përfundimet e para ditën e Premte duke thënë se nëse marrëveshja shkon përpara mund të reduktojë ndjeshëm konkurrencën në tregjet globale për mjetet e dizajnit dhe editimit.
Komisioni Europian ka paraqitur që deklaratë kundërshtuese për shkak të shqetësimeve të cenimit të konkurrencës. Zyrtarët Europianë besojnë se Figma ka influencë të madh dhe mund të shndërrohet në një fuqi konkurruese përballë mjeteve Illustrator dhe Photoshop të Adobe pa pasur nevojë të bëhet pjesë e tyre.
Deri më sot as Adobe as Figma nuk kanë bërë lëshime për të adresuar shqetësimet rregullatorë ngritur nga hetimet. Ndërkohë Adobe ka filluar të largojë Adobe XD, aplikacionin e dizajnit UI/UX që ka shumë ngjashmëri me Figma pasi njoftoi marrëveshjen me këtë të fundit.
Komisioni Europian tashmë pretendon se braktisja e Adobe XD është anti konkurruese një praktikë ku kompanitë eliminojnë produktet e tyre që përbëjnë rrezik konkurrues përballë blerjeve të reja.
Nuk është vetëm Bashkimi Europian që po heton. Autoriteti Britanik për Konkurrencën dhe Tregjet po bën një hetim të ngjashëm ndërsa raportohet se edhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë po përgatit një plan për bllokimin e marrëveshjes. /CIO Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL