bledi shkembi i kenaqur me pergatitjet ne antalia flet edhe per derbin me shkendijen 69832982d8a23

Bledi Shkëmbi i kënaqur me përgatitjet në Antalia, flet edhe për derbin me Shkëndijën

February 4, 2026
1 minut lexim

Struga Trim Lum është rikthyer në Strugë, pas kampit stërvitor prej dy javësh në Antalya të Turqisë.

Skuadra përveç përgatitjeve tekniko-taktike, zhvilloi edhe 4 ndeshje kontrolluese me kundërshtarë të fuqishëm…

Periudhën dy javore në Antalya të Turqisë, skuadra e ka shfrytëzuar në maksimum.

Stafi teknik me në krye trajnerin Bledi Shkëmbi ka nxjerrë më të mirën nga lojtarët, të cilët në mënyrë shumë profesionale i janë kundërpërgjigjur të gjitha kërkesave.

Kjo ka lënë të kënaqur edhe vetë trajnerin Shkëmbi, që ka folur më gjerësisht rreth fazës kryesore të përgatitjeve në Turqi.

“Jam shumë i kënaqur nga angazhimi i futbollistëve. Që të gjithë janë munduar të bëjnë maksimumin dhe mendoj që kemi bërë një punë të mirë në Antalya” – u shpreh trajneri Shkëmbi, që foli gjithashtu edhe për 4 ndeshjet e zhvilluara në tokën turke.

“⁠Bëmë 4 ndeshje dhe në përgjithësi mund të them se jam i kënaqur me futbollistët. Patjetër që lodhja ndikon te performanca e futbollistëve, por unë për atë që ata dhanë në fushë jam i kënaqur.”

Ndeshjen e fundit në Antalya kundër ekipit rus të Sochi, e zhvilluam në tre pjesë të ndara me nga 40 minuta. Një gjë të tillë kishte kërkuar vetë trajneri ynë, me qëllim që edhe futbollistët me më pak minuta të merrnin më shumë hapësira në ndeshjen në fjalë.

Skuadra në 4 ndeshje që zhvilloi në këto përgatitje, shënoi 4 gola, apo nga një gol për ndeshje, por që ishte shumë larg mesatares nga pjesa pranverore në kampionatin tonë vendor, kur e mbyllëm si skuadra më efikase me 40 gola, apo 2.5 gola për ndeshje. Arsyeja, sipas trajnerit:

“E para është që kundërshtarët ishin të fortë dhe është normale të kishim vështirësi në shënimin e golave.

Megjithatë e thashë pak më lartë që pavarësisht rezultateve të ndeshjeve, jam i kënaqur me skuadrën”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

keely hodgkinson mahnit me pamjen e saj 698322f64aba4
Lajmi i mëparshëm

Keely Hodgkinson mahnit me pamjen e saj

shba miraton shitjen e mundshme te mbeshtetjes dhe pajisjeve per f 15 ne arabine saudite 69832a4cf330b
Lajmi i radhës

SHBA miraton shitjen e mundshme të mbështetjes dhe pajisjeve për F-15 në Arabinë Saudite

Të fundit nga

Keely Hodgkinson mahnit me pamjen e saj

Keely Hodgkinson tërhoqi vëmendjen teksa u shfaq në shoqërinë e Kim Kardashian gjatë lançimit të NikeSKIMS në Paris, të hënën. Atletja 23-vjeçare e garave të mesme mahniti me fizikun e saj të
ShkoLartë