bledar devolli merr drejtimin e luftetarit 69271f159b6ca

Bledar Devolli merr drejtimin e Luftëtarit

November 26, 2025
1 minut lexim

Tashmë është zyrtare: Bledar Devolli është trajneri i ri i Luftëtarit.

Tekniku rikthehet në vendilindje, aty ku hodhi hapat e parë si futbollist, tashmë me një tjetër rol, të drejtojë nga stoli skuadrën bluzi.

“AF Luftëtari njofton rikthimin e trajnerit Bledar Devolli në drejtimin e skuadrës. I rritur në familjen bluzi dhe me një eksperiencë të gjatë si lojtar e trajner, Devolli kthehet për t’i dhënë ekipit energji të re, stabilitet dhe frymë fituese.

AF Luftëtari i uron trajnerit Devolli punë të mbarë dhe suksese në të gjitha sfidat që na presin. Klubi, lojtarët dhe tifozët presin me besim një etapë të re, më të fortë dhe më kërkuese, me bindjen se së bashku do ta çojmë ekipin aty ku e meriton”, shkruhet në njoftimin e klubit gjirokastrit.

Devolli zë vendin e Besmir Shabanit dhe do të debutojë në krye të Luftëtarit të shtunën më 29 nëntor në Gjirokastër në sfidën kundër Apolonisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

6 vite pas termetit ne durres mbeten pa shtepi 200 familje marrin celesat e apartamenteve te reja 69271eb479c64
Lajmi i mëparshëm

6 vite pas tërmetit në Durrës/ Mbetën pa shtëpi, 200 familje marrin çelësat e apartamenteve të reja

ramush haradinaj per shpat kasapin sa isha ne hage ishte vullnetar ne kampanjat per drejtesi per mua 69271f240c7c8
Lajmi i radhës

Ramush Haradinaj për Shpat Kasapin: Sa isha në Hagë, ishte vullnetar në kampanjat për drejtësi për mua

Të fundit nga

Todiq flet pas betimit si kryetar i Leposaviqit

Në seancën konstituive, janë betuar anëtarë të kuvendit komunal dhe kryetari i Leposaviqit. Betimi është bërë në sallën e kuvendit komunal, në simbolet dhe flamurin e Kosovës. Ata kanë vepruar në përputhje

KV Skënderbeu nga Lipjani gati për shkodranët 

KV Skënderbeu nga Lipjani synon rezultate sa më të mira në Ligën Gjergj Kastrioti në volejboll, Volejbollistët janë mirë të përgatitur për sfidën me Vllazninë e Shkodrës. Siç thuhet nga klubi, edhe
ShkoLartë